• e enjte, 26 dhjetor 2024

Forcimi i bashkëpunimit ekonomik midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë në fokus të takimit të delegacioneve të bizneseve nga të dy vendet

Forcimi i bashkëpunimit ekonomik midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë në fokus të takimit të delegacioneve të bizneseve nga të dy vendet

Athinë, 14 qershor 2024 (MIA) - Forcimi i marrëdhënieve tregtare, investimeve dhe në përgjithësi ekonomike midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut ishte tema kryesore e vizitës së djeshme në Odën e Tregtisë dhe Industrisë së Selanikut (EVET) nga një delegacion prej 30 biznesmenësh nga vendi fqinj, i kryesuar nga drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, kumtuan nga EVET, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Forumi i biznesit u mbajt dje në Selanik, ndërsa sipas Odës së Tregtisë dhe Industrisë delegacionet nga të dy vendet mbajtën takime të shumta direkte (B2B) dhe diskutuan për mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimeve të reja. 

Takimeve i parapriu një aktivitet i hapur për perspektivat për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

"Nënkryetari i parë i EBET Emanuil Vlahojanis, theksoi se bizneset në të gjithë botën po përballen me një mjedis ekonomik kompleks të karakterizuar nga paqëndrueshmëria dhe pasiguria, të krijuar nga çekuilibri demografik, kriza klimatike dhe sfidat teknologjike. Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Antoni Peshev," theksoi se Greqia është veçanërisht e rëndësishme për ekonominë e vendit fqinj i cili eksporton kryesisht përmes portit të Selanikut".

"Ekonomia do të mbulojë dallimet mes dy vendeve", theksoi Peshev dhe theksoi se Greqia është ndër pesë partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Maqedonisë së Veriut, kumtuan nga Oda e Tregtisë dhe Industrisë së Selanikut.

Takimi në Selanik i delegacioneve të bizneseve nga të dy vendet ishte i pari i këtij lloji në vitet e fundit.

Nga vendi ynë kanë marrë pjesë kompani nga fusha të ndryshme në sektorët tregtarë, industrial dhe të shërbimeve, siç është energjia, ndërtimi dhe TI teknologjia. rq/

Foto: Oda e Tregtisë dhe Industrisë së Selanikut

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR