• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Forcat speciale nga Maqedonia e Veriut do të marrin pjesë në një stërvitje ndërkombëtare në Greqi

Forcat speciale nga Maqedonia e Veriut do të marrin pjesë në një stërvitje ndërkombëtare në Greqi

Athinë, 22 prill 2023 (MIA) - Forcat speciale nga Maqedonia e Veriut, Qiproja, Austria, Bullgaria, Franca, SHBA-ja, Mali i Zi, Serbia dhe Greqia nikoqire, si dhe vëzhgues nga Egjipti dhe Izraeli do të marrin pjesë në stërvitjen ndërkombëtare "ORION 23" të forcave speciale - Forcat e Operacioneve Speciale, e cila nga 24 prilli deri më 5 maj do të mbahet në pjesën më të gjerë tokësore dhe detare të rajoneve greke të Atikës dhe Viotisë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga Shtatmadhoria e Armatës Greke (GEETA) kumtuan se në periudhën specifike do të zhvillohen dy stërvitje: Stërvitja ajrore shumëkombëshe "INIOHOS 2023" dhe një stërvitje ndërkombëtare e forcave speciale – Forcat e operacioneve speciale "ORION 23", e cila është paralele dhe në lidhje me të parën, ndërsa në të cilën do të marrin pjesë edhe forcat nga Maqedonia e Veriut.

"Stërvitja" "ORION 23" është një ushtrim për zhvillimin e strategjive - bazave të operacioneve speciale të tipit CFX/LIVEX/INVITEX (Command Post Exercise/Live Exercise/ Invitation Exercise) dhe synon ngritjen e nivelit të mirëkuptimit dhe shkëmbimit të njohuritë midis pjesëmarrësve, si dhe në rritjen e aftësive operacionale të forcave speciale - forcave të operacioneve speciale në një kontekst ndër-aleat, duke ekzekutuar skenarë operacional kompleks me vështirësi dhe kompleksitet të shtuar, si në mjediset tokësore dhe detare, ashtu edhe në zonat e rëndësisë strategjike, si objektet industriale dhe energjetike në vend", kumtuan nga Shtatmadhoria e Armatës Greke.

Ata shtuan se stërvitja specifike po zgjerohet çdo vit, "duke tërhequr gjithnjë e më shumë forca speciale nga vendet miqësore dhe aleate".

"ORION 23" do të zhvillohet paralelisht dhe në lidhje me Stërvitjen Ajrore Shumëkombëshe "INIOHOS 2023" në të cilën do të marrin pjesë nikoqiri Greqia, SHBA-ja, Qiproja, India, Jordania, Spanja, Italia, Arabia Saudite, Sllovenia, ndërsa Austria e Kanadaja do të kenë vetëm personel ushtarak, ndërsa pjesëmarrja e Gjermanisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Marokut, Malit të Zi, Bahreinit, Sllovakisë dhe Tunizisë është në nivel vëzhguesish.

Sipas Shtatmadhorisë së Armatës Greke, stërvitja "INIOHOS 2023" synon të forcojë bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë midis forcave të armatosura të vendeve pjesëmarrëse, duke kryer stërvitje të avancuara operacionale dhe duke ekzekutuar skenarë kompleksë dhe të vështirë që simulojnë kushte reale operacionale.

Dy stërvitjet, siç kumtuan nga GEETA, janë në kuadër të aktiviteteve ndërkombëtare të organizuara dhe të koordinuara nga Shtatmadhoria e Armatës Greke. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR