• e diel, 29 dhjetor 2024

Forcat somaleze të sigurisë kanë eliminuar militantët e Al-Shababit që sulmuan një hotel në Mogadishu

Forcat somaleze të sigurisë kanë eliminuar militantët e Al-Shababit që sulmuan një hotel në Mogadishu

 Mogadishu, 15 mars 2024 (MIA) - Forcat somaleze të sigurisë kanë “neutralizuar” anëtarët e grupit militant Al Shabab që sulmuan hotelin e famshëm “Sil”, pranë pallatit presidencial, raportojnë mediat britanike.

Pjesëtarët e këtij grupi militant islamik sulmuan më parë të njëjtin hotel, i cili vizitohet shpesh nga funksionarë shtetërorë dhe në këtë sulm u plagosën katër anëtarë të Parlamentit somalez, raporton Bi-Bi-Si.

Sulmi është kryer kur një bombë shkatërroi murin e hotelit nëpër të cilin po kalonin sulmuesit, ndërsa oficeri i policisë Abdirahim Jusuf deklaroi se të gjithë "terroristët janë vrarë" dhe se "situata po normalizohet", raportoi Al Arabia Njuz. 

Al Shabab, grup i lidhur ngushtë me Al Kaedën, që nga viti 2006, ka udhëhequr një rebelim kundër qeverisë somaleze në një përpjekje për të vendosur sundimin e saj, bazuar në një interpretim të rreptë të ligjit islamik të Sheriatit. qa

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR