Forcat ruse i granatuan Zaporozhjen dhe Odesën, ndërsa ukrainasit me dronë e sulmuan rajonin e Belgorodit
- Forcat ruse sot në mëngjes kryen sulme raketore ndaj zonës industriale në Zaporozhje në jug të Ukrainës dhe portin e Odesës, kumtuan autoritetet ukrainase.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:05, 20 prill, 2024
Kiev/Moskë, 20 prill 2024 (MIA) - Forcat ruse sot në mëngjes kryen sulme raketore ndaj zonës industriale në Zaporozhje në jug të Ukrainës dhe portin e Odesës, kumtuan autoritetet ukrainase.
Shefi i rajonit Zaporizhje, Ivan Fedorov në telegram shkroi se në sulm nuk ka të lënduar, transmeton Ukrinform.
Në Odesë pati sulm ajror dhe shpërthime, deklaroi shefi i administratës rajonale, Oleh Kiper.
Armata rise e sulmoi edhe bazën ajrore në qytetin Konotop në rajonin Sumi dhe brigadën e 58-të të motorizuar këmbësorike ukrainase. Në bazën ajrore janë të stacionuar helikopterë, ndërsa në afërsi ndodhet edhe fabrika për remont të aeroplanëve.
Ukrainasit, ndërkaq, me fluturake pa pilot e sulmuan rajonin kufitar rus Belgorod, me ç'rast jetën e humbën dy persona, kumtuan mediumet në Rusi.
Është parandaluar sulm me dronë në Rajonin Smolensk, ndërsa nga pjesë të fluturakes së shkatërruar pa pilot ka shpërthyer zjarr në ndërtesën e kompleksit energjetik., deklaroi shefi i rajonit, Vasilij Anohin.
Paraprakisht gjatë natës, si pasojë e shpërthimit të dronit, është dëmtuar infrastruktura energjetike në rajonin Malajarosllavec në Kaluga. ab/
Foto: ЕPА/МIА