• e enjte, 26 dhjetor 2024

Forcat ruse granatuan 17 vendbanime në zonën e Hersonit, dy persona humbën jetën

Forcat ruse granatuan 17 vendbanime në zonën e Hersonit, dy persona humbën jetën

Kiev, 28 mars 2024 (MIA) - Gjatë natës, ushtarët rusë bombarduan 17 vendbanime në rajonin e Hersonit, duke vrarë dy persona, ndërsa katër janë plagosur, bëri të ditur shefi i administratës ushtarake të Hersonit, Oleksandër Prokudin. 

"Armata ruse ka goditur zonat e banuara, duke dëmtuar ndërtesa dykatëshe dhe 10 shtëpi private. Si rezultat i agresionit rus, dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa katër janë plagosur", shkruan Prokudin në Telegram. 

“Sulme janë raportuar edhe ndaj infrastrukturës së porteve, objekteve të infrastrukturës kritike, qendrave tregtare, objekteve komerciale dhe veturave”, shtoi ai.

Sipas tij, armiku ka granatuar lagjet si Dudçanin, Novovoroncovka, Mihailovka, Odradokamjanka, Gavrilovka, Vesela, Zolota Banka, Kaçkarovka, Antonovka, Stanisllav, Dneprovska, Jantarne, Bilozerka, Kizomish dhe Beregovo dhe qytetin Hermis. 

Gjatë natës, forcat e mbrojtjes ajrore shkatërruan 26 nga 28 dronët e përdorura nga Rusia për të sulmuar Ukrainën, njoftuan Forcat ajrore të forcave të armatosura të Ukrainës në Telegram.

"Mbrëmjen e 28 marsit, armiku kreu një sulm raketor-ajror në Ukrainë duke përdorur tre raketa lundrimi Kh-22 dhe një raketë anti-radar Kh-31P (nga drejtimi i Detit të Zi), raketa kundërajrore S-300 (nga drejtimi i Donjeckut) dhe 28 dronë të tipit "Shahed-136/131" (nga rajoni i Kurskut dhe Krimesë)", thuhet në njoftim dhe shtohet se 26 sulme të dronëve të tipit "Shahed-136/131" ishin shkatërruar në rrethinën e Odesës, Harkovit, Dnepropetrovsk dhe Zaporozhje. 

Siç raportojnë mediat ukrainase gjatë natës forcat ruse sulmuan Zaporozhjen me dronë të tipit "shahed" dhe nga sulmi u plagosën dy gra. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR