• e premte, 27 dhjetor 2024

Forcat izraelite qëlluan një grua palestineze, e cila gjoja mbante një thikë

Forcat izraelite qëlluan një grua palestineze, e cila gjoja mbante një thikë

Jerusalem, 7 nëntor 2023 (MIA) - Policia izraelite në pikën kontrolluese Kalandia pranë Jerusalemit plagosi një grua palestineze të mbështjellë me flamurin e grupit militant Hamas, gjë që, siç informoi policia, "parandaloi një sulm terrorist".

Gruaja që u qëllua nga policia mbante me vete një thikë të vogël. Ajo u arrestua në vend dhe tani është në paraburgim, shkruan Tajms of Izrael.

Ajo dyshohet se ka mbërritur në pikën e kontrollit në këmbë dhe, siç raporton portali izraelit, ka refuzuar t'u bindet udhëzimeve të rojeve dhe pjesëtarëve të policisë kufitare, të cilët, sipas deklaratës së policisë, kanë reaguar me shpejtësi duke hapur zjarr ndaj saj dhe duke e neutralizuar atë. 

Gjatë kontrollit të sendeve të saj iu gjet një thikë e vogël. Askush tjetër nuk u lëndua në incidentin. ls/ 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR