Forcat Demokratike të Romëve me mbështetje për një njësi zgjedhore, mbesin në koalicion me VMRO-DPMNE
- Kryetari i partisë politike Forcat Demokratike të Romëve, Shaban Saliu, deklaroi sot se partia e tij i pranon ndryshimet në Kodin Zgjedhor që parashikojnë aplikimin e modelit të një njësie të vetme zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
- Post By Sara Ademi
- 13:28, 5 qershor, 2025
Shkup, 5 qershor 2025 (MIA) - Kryetari i partisë politike Forcat Demokratike të Romëve, Shaban Saliu, deklaroi sot se partia e tij i pranon ndryshimet në Kodin Zgjedhor që parashikojnë aplikimin e modelit të një njësie të vetme zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Saliu ka informuar edhe se partia e tyre ka marrë vendim për vazhdimin e koalicionit me VMRO-DPMNE edhe në zgjedhjet lokale.
Për komunën e vetme të Shuto Orizares me kryetar rom, Saliu tha se duhet të ketë ndryshime dhe se në atë post duhet të vijë dikush që respekton normat ligjore dhe popullin e tij. Ai beson se të gjithë ata që jetojnë atje i dinë problemet në Shuto Orizare. sa/
foto: MIA