• e enjte, 26 dhjetor 2024

Forca të huaja të armatosura do të marrin pjesë në stërvitjen „Balkan Warrior 23“

Forca të huaja të armatosura do të marrin pjesë në stërvitjen „Balkan Warrior 23“

Shkup, 6 qershor 2023 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për hyrje dhe qëndrim të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në stërvitjen „Balkan Warrior 23“ dhe solli këtë vendim, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes. 

"Stërvitja 'Balkan Warrior 23', sipas informacioneve të Ministrisë, është pjesë e Planit për organizimin dhe pjesëmarrjen e Armatës në stërvitjet ndërkombëtare për vitin 2023 dhe 2024 dhe pjesë e Planit të Bashkëpunimit Dypalësh për vitin 2023 ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Greqisë", bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë.

Në stërvitje është paraparë pjesëmarrje e 15 pjesëtarëve të forcave speciale të Republikës së Greqisë, me armatim, pajisje, automjete dhe mjete materiale - teknike. Lokacioni për pjesëmarrje në stërvitje do të jetë territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht poligoni i Armatës "Krivollak". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR