• e premte, 18 tetor 2024

Fon der Lajeni, Starmeri dhe Makroni shohin mundësinë për përfundimin e luftës në Gazë pas vdekjes së Sinvarit

Fon der Lajeni, Starmeri dhe Makroni shohin mundësinë për përfundimin e luftës në Gazë pas vdekjes së Sinvarit

Bruksel, 18 tetor 2024 (MIA) – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen deklaroi se vdekja e liderit të Hamasit, Jahja Sinvar, i cili llogaritet si kyç në organizimin e sulmit terrorist ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar, "dukshëm" e dobëson Hamasin. 

“Sinvar ishte udhëheqës i organizatës terroriste, organizatës terroriste Hamas”, tha Fon der Lajen në fund të samitit evropian në Bruksel. 

“Pa dyshim, vdekja e tij dukshëm do ta dobësojë Hamasin”, shtoi ajo. 

“Britania e Madhe nuk do të qajë” për shkak të vdekjes së liderit të Hamasit, Jahja Sinvar, i cili është ‘truri pas ditës më vdekjeprurëse në historinë hebraike pas Holokaustit”, deklaroi kryeministri britanik Kir Starmer, duke reaguar për lajmin e vdekjes së liderit të Hamasit. 

Starmer shtoi se mendimet e tij janë me familjet e viktimave nga sulmi i 7 tetorit. 

Në kumtesë, lideri i laburistëve britanikë përsëri bëri thirrje për lirimin e të gjitha pengjeve, armëpushim urgjent dhe rritje të ndihmës humanitare për Gazën, që, siç tha, “të gjithë të lëvizin drejt paqes së përhershme në Lindjen e Afërt”. 

Presidenti francez Emanuel Makron vlerësoi se vdekja e liderit të Hamasit përfaqëson “mundësi” që duhet të shfrytëzohet për dhënien fund të operacioneve ushtarake. 

“Kjo mundësi duhet të shfrytëzohet që të mundësohet lirimi i të gjitha pengjeve dhe përfundimisht të përfundojë lufta”, tha Makroni në konferencën për media në Bruksel. 

Ai tha se punon me partnerët izraelitë, arab dhe amerikan që të arrihet armëpushim në Gazë dhe përfundimisht të hapet perspektivë e besueshme politike për izraelitët dhe palestinezët. 

Armata izraelite dje njoftoi se është vrarë lideri i Hamasit, Jahja Sinvar, i cili konsiderohej ekstremist i hapur. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR