• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fon der lajen: Rusia nuk mund ta shantazhojë Evropën

Fon der lajen: Rusia nuk mund ta shantazhojë Evropën
Bruksel, 24 mars 2022 (MIA) - Rusia nuk mund ta shantazhojë Evropën me resurset e veta energjetike dhe nuk do t'i lejohet t'i anashkalojë dhe evitojë sanksionet duke kërkuar pagesa në rubla për dërgesat e saj të naftës dhe gazit, deklaroi sot kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen. Ajo vlerësoi se "kjo do të ishte vendim i njëanshëm dhe shkelje e qartë e marrëveshjes", duke e komentuar kërkesën e Rusisë që energjensët e saj të paguhen në rubla.
"Kjo do të ishte tentim për t'i anashkaluar sanksionet. Nuk do të lejojmë të evitohen sanksionet tona. Përfundoi koha kur energjia mund të përdorej për të na shantazhuar", theksoi Fon der Lajen. ab/
 

QËNDRONI TË LIDHUR