• e shtunë, 23 nëntor 2024

Fon der Lajen: Po bëjmë gjithçka që vendi t'i hapë negociatat për klasterin e parë, por duhet të përpunohen edhe ndryshimet kushtetuese

Fon der Lajen: Po bëjmë gjithçka që vendi t'i hapë negociatat për klasterin e parë, por duhet të përpunohen edhe ndryshimet kushtetuese

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen sot në Shkup në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin, Hristian Mickoski theksoi se po i bëjnë të gjitha përpjekjet me qëllim që vendi t'i hapë negociatat për klasterin e parë "Themelet", por shtoi se duhet të përpunohen edhe ndryshimet kushtetuese.

Fon der Lajen në pyetjen e gazetarëve për atë nëse konsideron se kushtëzimet ndaj vendit për ndryshime kushtetuese janë diskriminuese, por edhe nëse ndryshimet kushtetuese me veprim të shtyp janë të pranueshme, tha se BE-ja do ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut që ta zbatojë obligimin e ndërmarrë në çdo pjesë të rrugës.

"Ne do të ndihmojmë të zbatohet obligimi që e ndërmori Maqedonia e Veriut si vend sovran në secilën pjesë të rrugës. Për mua është shumë me rëndësi ajo që kemi qëllim të qartë. Punoj aq sa mundem për t'i hapur negociatat për klasterin 'Themelet', ky është qëllimi ynë afatshkurtër tani për tani dhe ndryshimet kushtetuese duhet të përpunohen. Për mua kjo është me rëndësi, me rëndësi është dhe në interres të Maqedonisë së Veriut, të jemi të suksesshëm sepse dëshiroj t'ju bind se do të jemi me ju në çdo pjesë të rrugës për të arritur drejt qëllimit të përbashkët. Mund të mbështeteni tek ne. Dhe për mua është me të vërtetë me rëndësi, të mos kthehemi prapa, por të shohim drejt së ardhmes dhe dëshirojmë ta shkruajmë kapitullin e ardhshëm nga e ardhmja jonë e përbashkët", tha kryetarja e KE-së. ab/ 

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR