• e shtunë, 23 nëntor 2024

Fon der Lajen: Hyri në fuqi Ligji për shërbime digjitale - në botën digjitale i fusim vlerat evropiane

Fon der Lajen: Hyri në fuqi Ligji për shërbime digjitale - në botën digjitale i fusim vlerat evropiane

Bruksel, 25 gusht 2023 (MIA) - I fusim vlerat tona evropiane në botën digjitale, kumtoi kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen në X (ish-Tuiter) me rastin e hyrjes në fuqi të Ligjit për shërbime digjitale të BE-së.

"Me rregulla të ashpra për transparencë dhe përgjegjësi, Ligji ynë për shërbime digjitale ka për qëllim t'i mbrojë fëmijët tanë, shoqëritë dhe dmeokracitë tona. Prej sot, shumë platforma të mëdha onlajn duhet ta zbatojnë Ligjin e ri", theksoi Fon der Lajen.

Ligji për shërbime digjitale, i miratuar në vitin 2022, ka për qëllim t'i asgjësojë përmbajtjet ilegale dhe të dëmshme digjitale në pajtim me të 19 platforma dhe kërkues të mëdhenj onlajn duhet të harmonizohen me rregulalt e reja për përmbajtje interneti të BE-së. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR