• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fon der Lajen: BE-ja do ta zhbllokojë ndihmën e ngrirë për Poloninë

Fon der Lajen: BE-ja do ta zhbllokojë ndihmën e ngrirë për Poloninë

Varshavë, 24 shkurt 2024 (MIA) - Shefja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen konfirmoi se Brukseli do të vazhdojë me zhbllokimin e mjeteve për rimëkëmbje nga koronavirusi për Poloninë. Paratë ishin mbajtur për shkak të një mosmarrëveshjeje mes BE-së dhe ish qeverisë së atij vendi. 

Fon der Lajen njoftoi se javën e ardhshme do të ketë dy vendime për fondet e Bashkimit Evropian për Poloninë me të cilat do të zhbllokohet vlerë e përgjithshme deri 137 miliardë euro.

Marrja e qasjes në financim do të sigurojë nxitje dramatike të investimeve për ekonominë e Polonisë, e cila është tronditur nga ndikimi i luftës në Ukrainën fqinje. 

"Kam lajme të mira", deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian në konferencën për media në Varshavë. "Javën e ardhshme kolexhi do të dalë me dy vendime për fondet evropiane të cilat për momentin janë bllokuar për Poloninë", theksoi ajo.

Vendimi i pritur pozitiv nënkupton se Varshava do të mund të shfrytëzojë 60 miliardë euro të dedikuara që të rimëkëmbet ekonomia nga pandemia e Kovid-19 dhe të distancohet nga karburantet fosile. 

Polonia, gjithashtu, do të mund të ketë qasje deri në rreth 76,5 euro në fonde kohezioni me të cilat ndihmohet ngritja e standardit jetësor në anëtaret më të varfra të Bashkimit Evropian.

Si kthim, qeveria proevropiane e Donald Tusk do të duhet t'i hedhë poshtë politikat e qeverisë paraprake, e cila ishte në mosmarrëveshje me BE-në rreth reformave gjyqësore dhe intervenimet në mediat shtetërore. 

Tusk premtoi se do ta ndryshojë politikën e qeverisë paraprake, por ai ende përballet me rezistencë të fuqishme nga aleatët e partisë opozitare E drejta dhe drejtësia, duke e përfshirë edhe presidentin polak Andzhej Duda, i cili duhet t'i nënshkruajë ligjet e reja. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR