• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fon der Lajen arriti në Shkup, pritet nga zëvendëskryeministri Mariçiq

Fon der Lajen arriti në Shkup, pritet nga zëvendëskryeministri Mariçiq

Shkup, 29 tetor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq priti kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen e cila sonte arriti në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit.

"Mirëseardhje në Shkup për kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen nga ku nis turneun e saj nëpër Ballkanin Perëndimor. Vizita është një sinjal pozitiv për perspektivën evropiane të rajonit dhe vjen në një moment kyç për procesin tonë eurointegrues", ka shkruar Mariçiqi në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai thekson se “kemi çështje të rëndësishme që duhet t'i hapim rreth reformave dhe detyrimeve para përfundimit të procesit të skriningut dhe para publikimit të Raportit vjetor të Progresit për vitin 2023".

“Në takimin e nesërm pres një diskutim të dobishëm dhe të frytshëm të fokusuar në hapat dhe planet e ardhshëm për progres të shpejtë drejt anëtarësimit të plotë në BE”, qëndron në postimin në Fejsbuk të zëvendëskryeministrit Mariçiq.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR