• e premte, 27 dhjetor 2024

Fluturimi i parë i astronautit rus nga SHBA-ja pas 20 viteve

Fluturimi i parë i astronautit rus nga SHBA-ja pas 20 viteve
Uashington, 5 tetor 2022 (MIA) - Një astronaut rus për herë të parë pas 20 viteve fluturoi nga gjithësia nga trualli amerikan - nga Kejp Kanaveral në Floridë drejt Stacionit ndërkombëtar të gjithësisë, së bashku me tre astronautë të tjerë, dy amerikanë dhe një japonez, pa dallim të tensioneve të mëdha për shkak të luftës në Ukrainë. Për shkak të uraganit Ian, fluturimi i raketës Spejs-eks me këtë ekuipazh ishte shtyrë. Uragani e kaploi Floridën, duke marrë 75 viktima dhe duke lënë pas vetes dëme të mëdha materiale. Misioni Spejs-eks duhet të arrijë në Stacionin ndërkombëtar të gjithësisë 29 orë pas fluturimit. Ai  atje duhet ta zëvendësojë ekuipazhin amerikano-italian, i cili është në stacion prej prillit. Ana Kikina nga Agjencia ruse e gjithësisë fluturon si zëvendësim i astronautit amerikan të NASA-s, Frenk Rubio, i cili para dy javëve shkoi në gjithësi me raketën ruse "Sojuz" nga kosmodromi Bajkonur në Kazakistan. Agjencitë nacionale kozmike këtë verë u dakorduan për zëvendësimin me qëllim që të sigurohet prani e vazhdueshme amerikane dhe ruse e Stacionit ndërkombëtar të gjithësisë që orbiton në 420 kilometra mbi Tokën. Marrëveshja është arritur edhe krahas tensioneve globale rreth invazionit rus në Ukrainë. Zëvendësimi i ardhshëm i ekuipazhit të stacionit pritet në pranverë në vitin 2023. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR