• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Floridë: Një adoleshent qëlloi motrën e tij pas një zënke për dhuratat e Krishtlindjeve

Floridë: Një adoleshent qëlloi motrën e tij pas një zënke për dhuratat e Krishtlindjeve

Tampë, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Një djalë 15-vjeçar nga Florida akuzohet se ka qëlluar vëllain e tij 14-vjeçar, pasi ai për vdekje e ka qëlluar motrën e tyre 23-vjeçare derisa ajo rinte ulur jashtë me foshnjën e saj, informuan mediat amerikane.

Policia njoftoi se vëllezërit më parë ishin rrahur gjatë një udhëtimi gjatë blerjeve për atë se kush çka do të marrë për Krishtlindje dhe si do të ndahen paratë e parapara për dhurata, informon Si-Bi-Es Njuz. Kur nëna i ka dërguar të gjithë në shtëpinë e gjyshes së tyre në Largo (në afërsi të Tampës, në Floridë) ka vazhduar zënka. 

Pasi hyri brenda, djaloshi 14-vjeçar dyshohet se nxori një pistoletë gjysmë automatike, ia drejtoi vëllait dhe i tha se do ta qëllonte në kokë. Adoleshenti më i madh tha se nuk donte të zihej dhe i tha vëllait të tij të dilte nga shtëpia. Një nga dajallarët e tyre ndau adoleshentët dhe nxori djalin 14-vjeçar jashtë, ku ndodhej motra e madhe me foshnjën e saj.

Djaloshi 14-vjeçar i ka thënë disa fjalë fyese motrës së tij Abriel Boldvin dhe i ka thënë se do të qëllojë ndaj saj dhe foshnjës së saj. Ai dyshohet se e ka qëlluar në gjoks rreth orës 13 e 45 minuta sipas kohës lokale. Foshnja e saj nuk është plagosur. 

Dyshohet, se 15-vjeçari pastaj ka dalë nga shtëpia e gjyshes me pistoletë gjysmëautomatike dhe e ka qëlluar vëllain e tij më të ri në stomak. Pastaj ka ikur nga shtëpia, duke e hedhur pistoletën në oborrin e afërt, ndërsa më vonë ishte arrestuar në shtëpinë e një anëtari të familjes. 

Vëllai më i ri, i cili mund të akuzohet si i rritur për vrasje të shkallës së parë, është në gjendje stabile në spital në rajonin Tampa pas operacionit. 15-vjeçari është akuzuar për tentim për vrasje të shkallës së parë.

Boldvin ishte dërguar në spital, ku ishte konstatuar vdekja. Plumbi kishte kaluar përgjatë dorës së saj të djathtë dhe në gjoks, duke shkatërruar edhe mushkëritë. Ajo ka pësuar gjakderdhje të brendshme dhe nuk ka mundur të merte frymë.

Djali 14-vjeçari i plagosur i është nënshtruar një operacioni dhe tashmë ndodhet në gjendje të qëndrueshme në spital. Ai akuzohet për vrasje të shkallës së parë, abuzim me fëmijë dhe armëmbajtje, njoftoi policia. Prokuroria e shtetit Pinellas-Pasko do të shqyrtojë çështjen dhe do të vendosë nëse adoleshenti do të akuzohet si i rritur.

Vëllai i tij është akuzuar për tentim për vrasje të shkallës së parë dhe për manipulim me dëshmi materiale. Dy adoleshentët kanë dosje të mëparshme për shkak të vjedhjeve të automobilave. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR