• e enjte, 18 korrik 2024

FKF: Blini produkte bujqësore vendore www.efarm.mk

FKF: Blini produkte bujqësore vendore www.efarm.mk

Shkup, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Federata kombëtare e fermerëve (FKF) informon se konsumatorët tashmë kanë mundësi që drejtpërdrejt, onlajn të porosisin produkte bujqësore dhe përpunime përmes platfomës www.efarm.mk. Ajvar, marmelatë, lëngje, maxhun dhe djath, të kultivuara në mjedis të shëndetshëm ekologjik, janë vetëm pjesë e paletës së aksesueshme të produkteve.

Me blerjen e këtyre produkteve, thekson FKF, përveç që mbështeten prodhuesit vendor, ndihmohet edhe zhvillimi i zonave rurale dhe përforcohet aspekti social dhe ekonomik i komunitetit.

Platforma është e aksesueshme në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. Përmban informacione për prodhuesit bujqësorë dhe produktet e tyre, për fotografitë e tyre autentike dhe kontaktet. Është krijuar nga NFF dhe përmirësuar përmes projektit "Mbështetje e lidhjeve tregtare për popullatën rurale me theks në personat me pengesa në zhvillim, gratë rurale dhe grupe të tjera  vulnerabël" të Shoqërisë gjemane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ)

Sipas NFF, www.efarm.mk është pjesë e fushatës së Federatës kombëtare të fermerëve "Blini produkte bujqësore vendore". mb/

Foto: NFF

QËNDRONI TË LIDHUR