• e martë, 24 dhjetor 2024

Fjalim i Menduh Thaçit në Akademinë solemne “25 vjet - Kosova e Lirë” të organizuar nga Fronti Europian me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës

Fjalim i Menduh Thaçit në Akademinë solemne “25 vjet - Kosova e Lirë” të organizuar nga Fronti Europian me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës

Shkup, 14 qershor 2024

“Përvjetori i çlirimit të Kosovës është shumë i rëndësishëm për kombin Shqiptar.

Unë do të mundohem që sot pak më ndryshe të flas duke pasur parasysh përvojën time dhe ngjarjet momentale që na ndodhin në skenën politike tek shqiptarët e Maqedonisë, në Shqipëri, në Kosovë dhe më gjërë.

Individët dhe poujt të cilët e kultivojnë lumturinë si kategori të përjetshme dhe të përditshme kanë mungesë të seriozitetit. Ngjarja me Kosovën është mrekullia apo siç thuajnë muslimanët muxhizja historike që ndodhi. Megjithatë duhet bashkërisht të pranojmë se 25 vite janë shumë, një çerek shekulli. Sidomos pas vitit 2008 Kosova është në ngecje e sipër të rrumbullaksimit të pavarësisë, shtetit të fuqishëm dhe shtetit i cili me plotë të drejtë bëhet anëtar i organizatave ndërkombëtare ku vërtetohet shtetësia dhe pavarësia. Kosova edhe drejtë NATO-s, edhe drejtë Bashkimit Europian edhe drejtë Organizatës së Kombeve të Bashkuara vazhdon që të ketë vështirësitë e veta. Prandaj do të kisha preferuar që jo vetëm Ne por gjithë elitat politike të shqiptarëve dhe të gjithë shqiptarët të shprehin tani pas 25 viteve një pakënaqësi të tyre të organizuar politike ndaj miqve tanë ndërkombëtarë për ngecjen e këtyre proceseve. Pa diskutim këtu përgjegjësinë e vet e marrin edhe elitat politike, politika zyrtare e Kosovës jo vetëm e tanishmja por edhe e kaluara që fatkeqsisht nuk mund të lëvdohet me suksese tjera të ardhmërisë së Kosovës. Në vazhdën e kësaj ne duhet me këmbëngulësi ti drejtohemi SHBA, BE dhe aleatëve tanë perëndimorë dhe tu themi siç tha Gjenerali Ëesley Clark: dëmin që e bën Sërbia sot është i njejtë që e ka bërë 100 apo 200 vjet por sot është më i sofistikuar. Pa u thyer kurrizi i politikës agresive sërbe në Beograd, vështirë se mund të flitet për rrumbullakësimin e procesit të lirisë të Shqiptarëve dhe të popujve tjerë në Ballkan. Politika zyrtare e Sërbisë sot i ka të dy duart e futura në shkatërrimin e Bosnjës nëpërmjet eksponentit të tyre Dodik, poashtu edhe në Mal të Zi. Politika sërbe nuk hek dorë në mohimin e shtetit dhe kombit malazez, por të njejtën kohë me ngjarjet e fundit që ndodhin në Maqedoni padiskutim se vërehen gishtat e dorës sërbe edhe në Maqedoni.

Nuk është çështje e mohimit të legjitimitetit të Frontit Europian, por ky është një tentim i ri i poshtërimit të vullnetit politik të shqiparëve të Maqedonisë së Veriut. Ky poshtërsim që mundohet të ju bëhet shqiparëve të Maqedonisë së Veriut e gjithë historia e vërteton se është rikthyer në një situatë të konfrontimit mes atyre të cilët duhet ti poshtërsojnë këta njerëz dhe atyre të cilët nuk e pranojnë këtë poshtërsim. Mohim i legjitimitetit është mohim i vullnetit individual dhe kolektiv të një populli. Kur ja mohon vullnetin ja mohon lirinë dhe demokracinë. Apeli im dhe i gjithë 140.000 njerëzve të cilët kanë votuar që Fronti Europian të jetë përfaqësues legjitim i shqiptarëve dhe të tjerëve do të realizohet. Ne do të kemi durimin tonë që të bëjmë dialog mirpo dialogu ka kufi. Për ata të cilët mund të mendojnë se dialogu mund të zgjasë pakufi e kanë shumë gabim, si ata të cilët mundohen që veprimet e tyre ti legjitimojnë në mënyrë jo-legjitime të njejtën do ta bëjë edhe Fronti. Mesazhi përfundimisht duhet të jetë për Bashkësinë ndërkombëtare se përshpejtimi i anëtarsimit të Kosovës në NATO na rahaton neve si Shqiptar në përgjithësi. Rikthimi në vend i legjitimitetit të vullnetit politik të shqiptarëve të Maqedonisë na rahaton dhe na kthen në rrugën e vërtetë të integrimit”, potencoi kryetari Thaçi.

_________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR