• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fjalim i ambasadorit austriak Martin Pamer, me rastin e vendosjes së "Enzi-t“ të parë në Shkup

Fjalim i ambasadorit austriak Martin Pamer, me rastin e vendosjes së

Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Ambasadori i Austrisë, Martin Pamer, së bashku me drejtorin e Qendrës Informative Kulturore (QKI), Antonio Dimitrov dhe përfaqësuesin e Qytetit të Shkupit, sot në mesditë para QIK-ut do të kenë një fjalim të shkurtër me rastin e vendosjes së “Enzit” të parë në Shkup.

Nga Ambasada austriake thonë se ngjarja është pjesë e 30-vjetorit të Konferencës botërore të Vjenës për të drejtat e njeriut (Vjenë+30), në kuadër të së cilës janë vendosur 20 kolltuqe të markës "Enzi" në hapësirat e jashtme publike në të gjithë Vjenën.

Mobilja "Enzi" është pjesë e orendive të oborrit në Muzeut Kartier (MuseumsQuartier) në Vjenë që nga viti 2002, të ashtuquajturat mobilje oborri. Është projektuar nga arkitektët Ana Popelka dhe Georg Podushka. Emri i referohet Daniela Enzi, e cila ishte menaxhere e përgjithshme e Muzeut Kartier deri në vitin 2012. Pjesë të Enzi konsiderohen objekte kulti në Muzeun Kartier.

Për këtë arsye, Ambasada i bashkohet nismës globale kundër dhunës me bazë gjinore, e cila këtë vit festohet me sloganin "UNITE! Invest to Prevent Violence Against Women & Girls“, ku fokusi është te masat parandaluese të dhunës. mb/

Foto: Ambasada e Austrisë në Shkup

QËNDRONI TË LIDHUR