• e premte, 27 dhjetor 2024

Fjalë përfundimtare për rastin "Softuerët", gjykimi vazhdon më 12 qershor

Fjalë përfundimtare për rastin

Shkup, 25 maj 2023 (MIA) - Seanca gjyqësore për rastin "Softuerët" ka vazhduar sot në Gjykatën Themelore Publike - Shkup, me fjalë përfundimtare të të pandehurve Ivica Dimitrovski dhe Igor Hristovski.

Avokatja, Suzana Joshevska - Atanasovska, si mbrojtëse e profesorit Dimitrovski tha se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për propozimin e Prokurorisë për shqipitimin e dënimit dhe ndalesën për ushtrimin e profesionit.

"Sa i përket propozimit të Prokurorisë për shqiptimin e dënimit, ndalesën për ushtrimin e veprimtarisë profesionale ndaj Ivica Dimitrovski, konsideroj se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për shqiptimin e të njëjtës, sepse nuk ekziston asnjë dëshmi se Ivica Dimtrovski e ka keqpërdorur profesionin e profesorit universitar për shkak të kryerjes së veprës penale ose mund të pritet në të ardhmen se do ta keqpërdorë, as nuk ekziston çfarëdo ndërlidhje e veprimtarisë që i ngarkohet punës së tij dhe thirrjes jetësore për edukim të studentëve", theksoi Josheva Atanasovska.

Dimitrovski në fjalët e tij përfundintare foli për karrierën e tij pasi që ka filluar të punojë në FSHIIK që nga viti 2005 dhe për integritetin e tij si profesor, duke theksuar se në këto projekte nuk është përfshirë që të pasurohet, por që të japë kontribut si ekspert.

Fjalë përmbyllëse kanë pasur edhe Igor Hristov dhe avokati i tij Stevica Josifovski, ndërsa më 12 maj në ora 10 fjalën përmbyllëse do ta mbaj ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski. mb/

Foto. printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR