• e mërkurë, 03 korrik 2024

Fituesja iraniane e çmimit Nobel për paqe Mohamadi është dënuar edhe me 15 muaj burg

Fituesja iraniane e çmimit Nobel për paqe Mohamadi është dënuar edhe me 15 muaj burg

Teheran, 16 janar 2024 (MIA) - Gjykata revolucionare iraniane e dënoi fituesen e çmimit Nobel për paqe Marges Mohamadi edhe me 15 muaj burg. Mohamadi tashmë po vuan dënime të shumëfishta prej rreth 12 viteve burg, lajmëroi Bi-Bi-Si.

Ajo u akuzua për përhapje të propagandës kundër Republikës islamiste derisa ishte në burg. Familja e saj e kritikoi aktvendimin, duke cekur se ky është dënimi i pestë kundër Mohamadit prej marsit të vitit 2021. Ajo nuk ishte e pranishme në gjykimin e fundit dhe aktvendimi u soll në mungesë të saj.

Narges Mohamadi me dekada zhvilloi fushatë për të drejta të njeriut në Iran, ndërsa tashmë dy dekada kohë pas kohe ndodhet në burg për shkak të aktivizmit të saj. Ishte arrestuar 13 herë dhe u dënua me gjithsej 31 vite burg. Krahas muajve shtesë burg, dënimi i ri parasheh që Mohamadi të kalojë dy vite në ekzil jashtë Teheranit. Kjo do të thotë se ajo do të duhet të zhvendoset nga burgu famëkeq Evin, ku ndodhet për momentin.

Në aktvendim është cekur edhe se pas vuajtjes së dënimit, do t'i ndalohet udhëtimi jashtë vendit në kohëzgjatje prej dy viteve, do t'i ndalohet anëtarësimi në grupe politike dhe shoqërore, si dhe se për periudhën e njejtë nuk do të mund të ketë telefon celular.

Mohamadi (51) e fitoi çmimin Nobel për paqe në vitin 2023 për punën e saj në luftën kundër shtypjes së grave në Iran. Dy fëmijët e saj, adoleshentë, të cilët me vite nuk e kanë parë nënën e tyre, e pranuan çmimin në emër të saj në tetorine kaluar në Osllo. Ata lexuan fjalim, për të cilin Bi-Bi-Si thotë se është kontrabanduar nga burgu, në të cilin Mohamadi e dënon qeverinë "tiranike" të Iranit.

"E shkruaj këtë porosi prapa mureve të larta, të ftohta të burgut. Populli iranian do ta kalojë heoikisht represionin dhe sundimin autoritar", theksoi Mohamdi në atë fjalim. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR