• e mërkurë, 01 prill 2026

Finlanda filloi hetim pas hyrjes së dronëve në hapësirën e saj ajrore

Finlanda filloi hetim pas hyrjes së dronëve në hapësirën e saj ajrore

 Helsinki, 29 mars 2026 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes e Finlandës sot njoftoi për hyrje të mundshme të paligjshme të fluturakeve pa pilot në hapësirën ajrore të vendit, pas së cilës ministri Anti Hjakjanen njoftoi se ka filluar një hetim zyrtar.

 Dronët u vunë re në pjesën juglindore të Finlandës, ndërsa disa objekte të vogla që fluturonin ngadalë dhe ulët u gjetën mbi ujërat finlandeze. Sipas ministrisë, një dron ra në veri të qytetit të Kouvolës, dhe  i dyti në lindje të tij. Forcat Ajrore Finlandeze dërguan menjëherë një aeroplan luftarak "F/A-18 Hornet" për të konfirmuar praninë e fluturakeve.

 Ky incident vjen pas ngjarjeve të ngjashme në Lituani, Letoni dhe Estoni, ku dronët e rrëzuar u identifikuan si ukrainas. Autoritetet lituaneze supozojnë se dronët ishin pjesë e një sulmi ndaj porteve ruse të eksportit Primorsk dhe Ust Luga në Detin Baltik.

 "Po veprojmë me seriozitetin e duhur. Hetimi është duke vazhduar dhe informacione të reja do të ndahen sapo të dhënat të konfirmohen", ka shkruar Hjakjnen në rrjetet sociale.

 Foto: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR