• e diel, 06 tetor 2024

Finlanda dhe SHBA-ja kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim ushtarak

Finlanda dhe SHBA-ja kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim ushtarak

Helsinki, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Finlanda do të nënshkruajë marrëveshje për bashkëpunim në fushën ushtarake me SHBA-në, me çka do të mundësohet arritja e ushtarëve amerikanë dhe materialeve ushtarake për ndihmë të mbrojtjes së këtij vendi nordik, njoftuan nga Qeveria në Helsinki.

Fqiu nordik i Rusisë, Finlanda, u bë anëtarja më e re e NATO-s këtë vit, si përgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë, i cili filloi në fund të shkurtit të vitit 2022.

Marrëveshja me SHBA-në, e cila do të nënshkruhet të hënën, ka për qëllim të mundësojë qasje të shpejtë ushtarake dhe ndihmë për Finlandën në rast të konfliktit, deklaruan persona zyrtarë. rq/bsh/

Foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR