• e enjte, 26 dhjetor 2024

Finlanda bleu 64 avionë luftarak amerikan F-35

Finlanda bleu 64 avionë luftarak amerikan F-35
Helsinki, 11 shkurt 2022 (MIA) - Finlanda sot nënshkruajti marrëveshje për blerje të dhjetëra avionëve luftarak F-35 nga SHBA-ja, gjatë tensioneve të rritura ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë në Evropë. Finlanda nënshkruajti marrëveshje me SHBA-në në vlerë prej 9,4 miliard dollarë, për blerjen e 64 avionëve "Lokid Martin F-35" të cilat janë "të padukshme" për radarët, ndërsa dërgesat do të realizohen në periudhën e viteve 2026-2030. Qeveria finlandeze kumtoi se vendimi për blerje të avionëve amerikan, i miratuar në dhjetor, është pjesë e planeve afatgjate për përforcim të mbrojtjes së vendit, ndërsa jo përgjigje e konfrontimit të tanishëm ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë rreth Ukrainës. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR