• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Finance Think: Në tremujorin e parë të këtij viti BPV-ja është rritur për 1.2 për qind në bazë vjetore

Finance Think: Në tremujorin e  parë të këtij viti BPV-ja është rritur për 1.2 për qind në bazë vjetore

Shkup, 10 qershor 2024 (MIA) - Në tre mujorin e parë të vitit 2024, BPV-ja është rritur për 1.2 për qind me bazë vjetore, duke ruajtur dinamikën e vitit 2023. Aktiviteti ekonomik relativisht i përmbajtur është rezultat i dy tendencave kryesore. Nga njëra anë, eksportet shënuan një rënie relativisht të madhe prej 7.7 për qind, më e thellë se ajo e vitit 2023. Nga ana tjetër, shpenzimet private e cila përbën një pjesë dominuese të BPV-së, është rritur për 2 për qind, që është një rritje solide që reflekton rritje të lartë reale të pagave (12.9 për qind), megjithëse nën mesataren e një viti më parë, sipas të dhënave të Monitorit makroekonomik për tremujorin e parë të vitit të publikuara nga Finace Think.

Sipas informacioneve të publikuara, rritje më të madhe në këtë tremujor shënojnë investimet bruto prej 23.6 për qind, që siç theksohet paraqet një rikuperim të ndjeshëm pas normave negative të vitit 2023, ndërsa si rezultat i investimeve në makineri dhe akumulim të ri të rezervave. Nga ana e prodhimtarisë, rritja në tremujorin e parë është gjeneruar tërësisht nga sektori i shërbimeve (4.4 për qind), përderisa bujqësia (-19.7 për qind), industria (-1.2 për qind) dhe ndërtimtaria (-2.5 për qind), të gjitha shënojnë shënojnë rënie të ndjeshme, më të mëdha nga ata në tremujorin e mëparshëm.

"Përmbajtja e aktivitetit ekonomik vihet re veçanërisht në lëvizjet e tregut të punës. Në tremujorin e parë të vitit 2024, papunësia ra lehtë në 12.9 për qind (nga 13 për qind në tremujorin e mëparshëm). Punësimi dhe pasiviteti është ulur lehtë në 45.4 për qind (nga 45.5 për qind në tremujorin i mëparshëm), pra në 52.1 për qind (nga 52.2 për qind e mëparshme). Dekurajimi i kërkimit të punës dhe pasivizimi i fuqisë punëtore filloi gjatë pandemisë dhe kjo tendencë vazhdon edhe sot e kësaj dite. Në tremujorin e parë të vitit 2024, inflacioni mbeti në nivelin e tremujorit të mëparshëm, 3.4 për qind me bazë vjetore. Presionet e zbutura globale në ushqime dhe energji dhe çmimet ende të ngrira të produkteve ushqimore të përzgjedhura në një pjesë të këtij tremujori, si dhe ngadalësimi i transmetimit të presioneve inflacioniste në shportën e gjerë të konsumatorit, kanë mundësuar një ngadalësim të rritjes së çmimeve që drejt fundit të vitit 2023, por në këtë tremujor presioni nuk u ul më tej, në një pjesë të konsiderueshme për shkak të luhatjeve të mbetura të çmimeve të ushqimeve, thuhet në kumtesën e sotme të Finance Think lidhur me Monitorin e publikuar të makroekonomisë.

Sipas Finance Think ndryshime të lehta pozitive nga kufizimi aktual në ekonomi  priten në gjysmën e dytë të vitit 2024. Perspektiva për inflacionin mbetet e favorshme, por, ashtu siç theksohet, varet nga faktorët kritikë ende të pranishëm. Finance Think ruan parashikimet e mëparshme për rritjen e BPV-së të viti 2024 prej 2.7 për qind dhe për rritjen e çmimeve prej 3.8 për qind. rq/

Foto: Finance Think

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR