Finalja e Ligës së kampionëve në vitin 2026 në Budapest
- Finalja e Ligës së kampionëve në vitin 2026 do të luhet në stadiumin "Pushkash Arena" në Budapest, është vendosur në takimin e Komitetit ekzekutiv të Asociacionit evropian të futbollit (UEFA) në Dublin.
- Post By Besnik Shuki
- 17:30, 22 maj, 2024
Budapest, 22 maj 2024 (MIA) - Finalja e Ligës së kampionëve në vitin 2026 do të luhet në stadiumin "Pushkash Arena" në Budapest, është vendosur në takimin e Komitetit ekzekutiv të Asociacionit evropian të futbollit (UEFA) në Dublin.
Budapesti ishte kandidati i vetëm për organizimin e finales në garën më të fuqishme evropiane nëlfutboll për vitin 2026.
UEFA kumtoi se e ka anuluar vendimin për nikoqir të finales në vitin 2027, edhe pse kandidat i vetëm për organizimin e kësaj finale ishte stadiumi "Xhuzepe Meaca" në Milano.
Siç u njoftua më herët, është marrë vendim që finalja e Ligës së kampionëve për vitin 2025 të luhet në "Alianc Arena" në Mynih.
Lidhur me finalen e sivjemë në garën më të fuqishme evropiane në futboll, që do të luhet mes Realit dhe Borusia Dortmundit, ajo u caktua për më 1 qershor në "Uembli" në Londër.
UEFA në kumtesë njoftoi se finalja e Ligës së Evropës në vitin 2026 do të luhet në stadiumin e Beshiktashit në Stamboll. Organizimi i finales së Ligës së Evropës në vitin 2027 iu nda Frankfurtit. Finalja e Ligës së konferencave në vitin 2026 do të luhet në Lajpcig, ndërsa në vitin 2027 në stadiumin e Beshiktashit. bsh/
Foto: Vikipedia