• e martë, 24 dhjetor 2024

Filluan punimet në autostradën Gostivar - Bukojçanë në Korridorin 8

Filluan punimet në autostradën Gostivar - Bukojçanë në Korridorin 8

Gostivar, 12 shtator 2023 (MIA) - Me minimin në terenin në afërsi të minierës së vjetër në atarin e fshatit të Gostivarit Banjicë e Epërme sot filluan punët ndërtimore të konsorciumit amerikano-turk "Behtel dhe Enka" për depërtimin e trasesë në autostradën Gostivar - Bukojçan. Ky seksion nga Korridori 8 ka gjatësi prej 30 kilometrave dhe në autostradë duhet t'i lidhë Gostivarin dhe Kërçovën.

Fillimi i punëve ishte shënuar me ngjarje rasti, në të cilin përveç zëvendëskryeministrit të parë dhe koordinator i aktiviteteve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, Artan Grubi, ishin edhe ministri i Transportit, Bllagoj Boçvarski dhe ambasadorja e SHBA-së Anxhela Ageler.

Sipas zëvendëskryeministrit Grubi, kjo ngjarje përfaqëson reelizim të premtimeve të dhëna para publikut dhe i pari e uroi NPRRSH dhe "Behtel dhe Enka"-n. Ai sqaroi edhe si do të zhvillohen punët e mëtutjeshme në kodrën mbi fshatin Banjicë e Epërme dhe në seksionin e autostradës Tetovë - Gostivar. 

"Materiali që do të sigurohet nga minimi i këtij mali do të përdoret edhe për ndërtimin e autostradës Tetovë - Gostivar, si dhe të rrugës kryesore ndihmëse nga ana e Tetovës drejt Gostivarit. Korridori 8 dhe Korridori 10d do të ndërtohen në kohë rekord dhe në mënyrën më cilësore", tha Grubi.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve që të paraqiten për punësim, sepse, siç tha, Konsorciumit Behtel dhe Enka i nevojiten rreth 2.000 punëtorë. 

Në fshatin Banjicë e Epërme filluan punët ndërtimore të konzorciumit amerikano-turk

"Deri më tani zgjodhëm edhe proektues. Tashmë kemi elaborate, hulumtim kemi  leje për rrugët e depërtueshme deri në trasenë kryesore, siç është kjo sot", deklaroi Grubi.

Në pyetjen e gazetarëve se si do të fillojë puna më intensive në terren dhe si do të vazhdojë, drejtori i NP Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi, theksoi se ndërtimi ka nisur me nënshkrimin e marrëveshjes. Ai ka konfirmuar se që nga fillimi i punës janë paguar dy këste me vlerë mbi 170 milionë euro.

Ambasadorja Anxhela Ageler shprehu kënaqësi në emër të Ambasadës së SHBA-së, qeverisë së SHBA-së dhe sektorit të biznesit të SHBA-së nga fillimi i ndërtimit të seksionit të autostradës dhe, siç theksoi, ajo është e mahnitur nga zgjedhja e Behtel dhe Enkas.

- Ekipi i juristëve të Ambasadës amerikane po i shqyrton ndryshimet në Kodin Penal, unë personalisht nuk i kam parë, kështu që nuk mund t'i komentoj, por siç ishte bërë e ditur edhe nga Depar

"Bektel, është kompani amerikane e nivelit botëror, që punon në këto rrugë, që mendoj se do të jetë një arritje vërtetë e madhe për njerëzit e këtij vendi. Të gjithë kaluam këtë rrugë të vogël me lakesa për të arritur deri këtu dhe personalisht mezi pres dhe besoj si shumë qytetarë të këtij vendi, se do të kemi një rrugë të re, të bukur, të gjerë për të ecur dhe jam mirënjohëse që gjërat kanë lëvizur. Mezi pres të shoh rezultatet", tha ambasadorja Ageler.

Drejtorin e MEPSO-s e emëron Bordi mbikëqyrës i kompanisë. Aty pyesni me cilat kritere është zgjedhur, tha sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, duke iu përgjigjur pyetj

Përgjegjësi nga "Behtel dhe Enka", Xhoshua Bejker në përgjigjet e pyetjeve të gazetarëve për dinamikën e punëve dhe numrit të kompanive të cilat do të angazhohen si nënkontraktorë, theksoi se po i ndjekin standardet ndërkombëtare për angazhimin e nënkontraktorëve dhe t'i shqyrtojnë dhe zgjedhin më të mirët. 

"Po fillojmë me 300 të punësuar, tani, ndërsa do të kemi nevojë për më shumë se 2.000 persona deri në mesin e vitit të ardhshëm. Ata duhet të aplikojnë në ueb-faqen tonë, në pjesën e burimeve njerëzore. Deri më tani kemi 37 nënkontraktorë, 36 prej tyre janë kompani nga Maqedonia e Veriut, do të ketë edhe më shumë me përparimin tonë. Ne me të vërtetë presim që të mund të punojmë me nënkontraktorët vendor", tha Bejker.

Изјави на првиот вицепремиер Артан Груби, министерот за транспорт и врски Благој Бочварски и директорот на ЈП за државни патишта Ејуп Рустеми по повод почетокот на градежните работи за изград

Në pyetjen e gazetarëve nëse në mesin e firmave të angazhuara "Eurovia", firmë që është në fokus të publikut dhe së fundmi ishte e lidhur me dhurimin e paligjshëm të fondeve për BDI-në në pushtet, është në mesin e kompanive të punësuara, Bejker iu shmang përgjigjes ndërsa zëvendëskryeministri u distancua nga zgjedhja e mundshme, pasi siç tha ai, është obligim dhe përgjegjësi e konsorciumit, duke theksuar se Qeveria nuk ka të drejtë dhe nuk dëshiron të ndërhyjë në punën e tyre. fc/

Fotografitë dhe videoja: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR