• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fillon "Samiti Maqedonia 2025"

Fillon

Shkup, 26 prill 2023 (MIA) - Në dy ditët vijuese në Shkup do të mbahet "Samiti Maqedonia 2025". Hapja zyrtare e Samitit është sot, ndërsa pjesëmarrësve do t'u drejtohen kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe drejtoresha ekzekutive e "Maqedonia 2025" Nikica Mojsoska - Bllazhevska.

Fokusi i Samitit të sivjetmë janë ekonomitë prosperuese përmes transformimit shoqëror, digjitalizimit dhe lidershipit strategjik.

Në edicionin e 12-të të kësaj ngjarje rajonale prestigjioze, në gjithsej 13 panele me tema aktuale, përvojat dhe njohuritë e tyre të pasura do t'i ndajnë 40-të folës profesionistë.

Në mbylljen e Samitit, siç është paralajmëruar, fjalim do të ketë presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.

"Samiti Maqedonia 2025" është tubim i lartë rajonal që shërben si platformë për ndarjen e njohurive, lidhur me organizatat dhe inspirimin për ndryshime në Evropën Juglindore.

Çdo vit në Samit kanë marrë pjesë krijues të politikave, liderë të kompanive që punojnë në rajon, anëtarë të trupit diplomatik dhe organizata ndërkombëtare si edhe përfaqësues të bashkësisë akademike dhe qytetare.

QËNDRONI TË LIDHUR