• e premte, 27 dhjetor 2024

Fillon Samiti i 13-të "Maqedonia 2025"

Fillon Samiti i 13-të

Shkup, 15 maj 2024 (MIA) - Lidershipi strategjik në epokën e ndryshimeve dhe inovacioneve, transformimi digjital dhe bashkëpunimi më i madh rajonal si bazë për krijimin e ekonomive me prosperitet, janë temat në fokus të edicionit të sivjemë dyditor të Samitit Maqedonia 2025, i cili do të mbahet prej sot në Shkup, në organizim të organizatës joqeveritare ndërkombëtare "Maqedonia 2025".

Janë paralajmëruar mbi 450 pjesëmarrës dhe mbi 50 ekspertë nga komuniteti i biznesit dhe shkencor nga më shumë shtete.

Krahas ndryshimeve që i sjell transformimi digjital në shoqëritë dhe në udhëheqjen e bizneseve, në Samit do të diskutohet edhe për fuqinë dhe potencialet e intelegjencës artificiale dhe shfrytëzimin e inovacioneve shëndetësore digjitale për avancimin e shërbimeve mjekësore në Evropën Juglindore. Demokracia, liria e fjalës në epokën e digjitalizimit po ashtu do të jenë temë e Samitit Maqedonia 2025, si dhe shumë tema tjera të lidhura me biznes modelet dhe strategjitë për transformim të shpejtë dhe të suksesshëm.

Organizatori paralajmëroi se në hapjen e Samitit Maqedoni 2025 fjalime do të mbajnë edhe presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, drejtoresha ekzekutive e Maqedonia 2025 Nikica Mojsovska Bllazhevski, dhe kryetari i Bordit të drejtorëve të organizatës, Majkëll Çkllamovski. Në mbylljen e Samitit Maqedonia 2025, kumtuan organizatorët, do të mbajë fjalim kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili pritet të bëhet mandatar i ardhshëm për përbërjen e Qeverisë së re.

Qëllimi kryesor i Samitit Maqedonia 2025 është lidhja dhe ndarja e diturive dhe përvojave mes profesionistve nga vendet dhe rajonet e ndryshme, në funksion të rritjes. Do të ketë mundësi për rrjetëzimin dhe realizimin e partneriteteve të reja dhe bashkëpunimit me investitorë potencialë.

"Do të porositim se ne si organizatë jemi të gatshëm dhe të hapur për përkrahje të qeverisë së re për arritjen e shkallës më të lartë të rritjes prej 5 ose 6 për qind dhe për mënyrën si të vijmë deri te kjo", deklaroi drejtoresha ekzekutive, Mojsovska Bllazhevski.

Në prag të Samitit, "Maqedonia 2025" organizoi ligjerime të institucioneve të arsimit të lartë, punëtori në odat dhe në kompanitë me këshilla se si të rriten bizneset, si dhe takime me institucione shtetërore në sferën e digjitalizimit, ekonomisë dhe tërheqjes së investimeve, si dhe me parti politike. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR