• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fillon rikonstruimi i "Rasadnikut", salla do të ketë hapësirë për hendboll, basketboll, futboll të vogël, volejboll dhe hapësirë afariste

Fillon rikonstruimi i

Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) - Salla spportive "Rasadnik" në Komunën Kisella Vodë me rikonstruim do të ketë hapësirë për hendboll, basketboll, futboll të vogël, volejboll, si dhe hapësirë afariste. Projekti për rikonstruim kushton 120 milionë denarë, të siguruara përmes Ministrisë së Sportit, ndërkaq në pajtim me marrëveshjen, afati i kryerjes është 20 muaj.

Kryeministri Hristian mickoski, i cili sot mori pjesë në fillimin e eikonstruimit të sallës, deklaroi se "Rasadniku" do të bëhet me pamje të rem bashkëkohore, i cili do të jetë shtëpia e shumë klubeve sportive.

Ai paralajmëroi akoma investime në periudhën që vjen, në tërë territorin e vendit.

"Nuk do të ndalemi këtu. Në periudhën që vjen pritni akoma më shumë investime, në të gjitha komunat në tërë territorin e vendit. Në fillim të vitit të ardhshëm kemi konkurs të ri që komunat të aplikojnë me projekte të reja, projekte të cilat do të thonë vlerë të shtuar në cilësinë e jetës së qytetarëve. Do të luftojmë me shumë punë me shumë mund, me shumë energji, kundër të gjithëve të cilët duan të na tërheqin prapa në të kaluarën. Kjo është ajo që presin qytetarët prej nesh si Qeveri, ndërsa unë si i pari i Qeverisë do të vazhdoj të punoj në atë drejtim", tha Mickoski.


Ministri i Sportit, Borko Ristovski paralajmëroi se salla do të rikonstruohet për kohë shumë të shkurtë, me bashkëpunim të mirë mes vetëqeverisjes lokale dhe Ministrisë.

Kryetari i Komunës Kisella Vodë, Orse Gjorgjievski deklaroi se ky projekt lshtë me vlerë sentimentale për të gjithë banorët e Komunës. ab/

Foto: Komuna Kisella Vodë, Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR