Fillon realizimi i sistemeve të reja për ujitje të cilat do të përfshijnë 13.000 hektarë tokë bujqësore
- Fillon realizimi i katër sistemeve të reja të ujitjes Straishte, Lisiçe, Konsko dhe Pepelishte, të cilat do të përfshijnë 13 mijë hektarë tokë bujqësore. Investimi me vlerë mbi 100 milionë euro do të realizohet përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Shtatëdhjetë për qind e fondeve janë mbështetje nga banka gjermane KFV, 80 milionë euro hua dhe 2.8 milionë euro grant për të mbështetur fermerët dhe kooperativat bujqësore në zonat e mbuluara nga hidrosistemet, ndërsa 30 për qind e mbetur nga buxheti i shtetit.
- Post By Sara Ademi
- 12:25, 18 janar, 2024
Shkup, 18 janar 2024 (MIA) - Fillon realizimi i katër sistemeve të reja të ujitjes Straishte, Lisiçe, Konsko dhe Pepelishte, të cilat do të përfshijnë 13 mijë hektarë tokë bujqësore. Investimi me vlerë mbi 100 milionë euro do të realizohet përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Shtatëdhjetë për qind e fondeve janë mbështetje nga banka gjermane KFV, 80 milionë euro hua dhe 2.8 milionë euro grant për të mbështetur fermerët dhe kooperativat bujqësore në zonat e mbuluara nga hidrosistemet, ndërsa 30 për qind e mbetur nga buxheti i shtetit.
Siç theksuan kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski para nënshkrimit të sotëm të Marrëveshjes me kompaninë ndërkombëtare të konsulencës "Consulting Engineers Salzgitter" (CES), katër sistemet e reja janë pjesë e Programit të Ujitjes në Maqedoninë e Veriut dhe shtrihen përgjatë pellgut të lumit Vardarit. Hidrosistemi Lisiçe përfshin fermerët nga Velesi dhe Çashka dhe siguron ujitje për 3,650 hektarë, sistemi Pepelishte përfshin 3,000 hektarë në Negotinë dhe Demir Kapi, sistemi Straishte përfshin 1,500 hektarë në Vallandovë dhe sipërfaqja më të madhe Konsko përfshin 5.500 hektarë, në rajonin e komunave të Gjevgjelisë, Bogdancit dhe Dojranit.
"Zbatimi i këtij programi është në përputhje me angazhimin tonë për të krijuar bujqësi moderne, sipas standardeve evropiane, e cila zgjidh problemet dekadëshe të fermerëve tanë. Aktivitetet parashikojnë ndërtimin, rehabilitimin dhe zgjerimin e katër sistemeve të ujitjes dhe ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël në Lisiçe dhe Konsko. Këto sisteme do të rrisin hidropotencialin dhe vëllimin e prodhimit bujqësor, por do të zvogëlojnë edhe humbjet ekonomike", tha Kovaçevski.
Siç theksoi Nikollovski, ujitja është një nga shtyllat bazë të politikave qeveritare.
"Ky është padyshim programi më i madh apo investimi më i madh kapital në ujësjellës në vlerë që do të kalojë 100 milionë euro. Katër sistemet janë pjesë e programit për ujitje në Maqedoninë e Veriut dhe shtrihen përgjatë pellgut të lumit Vardar, në vazhdimësi po punohet në modernizimin e sistemeve të ujitjes, ndërtimin e sistemeve të reja dhe rindërtimin e atyre ekzistuese", tha Nikollovski.
Ambasadorja gjermane Petra Dreksler tregoi vlerën e luftës me ndryshimet klimatike.
Marrëveshja e nënshkruar me kompaninë konsulente "e kap vlerën" prej 9,1 milionë euro dhe parashikon përgatitjen e projekteve kryesore për ndërtimin e katër sistemeve, përgatitjen e dokumentacionit, shpalljen e procedurës për ndërtim, kontroll dhe implementim. Studimet e fizibilitetit tashmë janë kryer dhe është bërë gjithashtu një vlerësim i ndikimit mjedisor të sistemeve. sa/
foto: printskrin