• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fillon procesi për aktivizim të zyrave të deputetëve nëpër qytete

Fillon procesi për aktivizim të zyrave të deputetëve nëpër qytete

Gostivar, 29 nëntor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim gashi paralajmëroi proces të sensibilizimit për riaktivizim dhe hapje të zyrave të deputetëve për takime me qytetarët. Ai tha se nga Gostivari e fillon serinë e vizitave në zyrat e deputetëve në vend.

"Ai projekt është afatgjatë, por kursesi nuk mund ta mbyllim dhe mendojmë se na duhet një sensibilizim. Prandaj fillojmë nga Gostivari. Vijmë të bisedojmë me kryetarët e komunave, t'u mundësojmë deputetët të kenë zyra, në mënyrë që qatetarët të takohen me deputetët, të bisedojnë, të debatojnë, t'i pyesin. Kjo është shumë me rëndësi për procesin tonë demorkatik. Dëshirojmë që Kuvendin ta sjellim si institucion afër qytetarëve", tha Gashi pas takimit me kryetarin e komunës së Gostivarit.

Në bisedë me kryeparlamentarin, u.d. kryetar i komunës së Gsotivarit, Valbon Limani theksoi se po punohet në tejkalimin e problemit me furnizimin me energji elektrike në zyra gjatë muajit të ardhshëm.

"Pas këtij takimi do të fillojmë me zgjidhje të problemit dhe në kohë të afërt do të mundësojmë që zyrat për deputetët të jenë funksionale dhe të mundësohen takime të qytetarëve me deputetë nga kjo zonë", tha Limani.

Përmes nismës "Deputeti im" në ndërtesën në të cilën është vendosur vetëqeverisja lokale ka katër zyra dedikuar për takime mes deputetëve dhe qytetarëve, por ato një kohë të gjatë nuk funksionojnë për shkak të faturave të papaguara për rrymë. Deputetët nga Gostivari tël cilët u tkauan me spikerin e Kuvendit morën bindje se edhe ai do të angazhohet për tejkalim të problemit.

Kryetari i Kuvendit gjatë vizitës së tij të punës në Gostivar, ishte në SHF "Ismail Qemali" dhe mori pjesë në lutjen e së premtes në "Xhaminë e sahatit". ab/


 

QËNDRONI TË LIDHUR