• e premte, 27 dhjetor 2024

Fillon procedura parlamentare për plotësimin e Ligjit për Energjetikën për uljen e çmimit të energjisë elektrike nga 1 korriku

Fillon procedura parlamentare për plotësimin e Ligjit për Energjetikën për uljen e çmimit të energjisë elektrike nga 1 korriku

Shkup, 25 qershor 2024 (MIA) - Kuvendi sot do të mbajë seancën e 8-të, në të cilën në rend dite është verifikimi i mandatit të deputetëve dhe propozim i ligjit për plotësimin e Ligjit për Energjetikën, me procedurë të shkurtuar.

Kryeministri Hristijan Mickoski, para zgjedhjes së tij si person i parë në Qeveri, dhe deputetët Bojan Stojanovski, Toni Jarevski dhe Marija Mitevska nga VMRO-DPMNE kanë dorëzuar amendamentin e Ligjit për energjetikë me qëllim që të pengohet rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 1 korriku. Me Ligjin në gjashtë muajt e ardhshëm duhet të parandalohet trendi i rritjes së çmimit të rrymës, ndërsa nga janari i vitit 2025 të ulet çmimi i energjisë elektrike si për amvisëritë ashtu edhe për industrinë. Me propozimin e paraqitur, çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet për grupin e parë dhe të dytë të konsumatorëve, ndërsa për grupin e tretë dhe të katërt tarifor rritja do të jetë nga 1 në 2 për qind.

Me Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Energjetikë, me procedurë të shkurtuar, me nenin 1 bëhet ndryshim i nenit 101, përkatësisht shtohet paragrafi (10) me të cilin synohet të përcaktohet përjashtimi nga paragrafi (9) gjegjësisht nëse furnizuesi universal i caktuar ka siguruar shërbimin universal deri në përfundimin e procedurës së tenderit që të mos ketë obligim të themelojë shoqatë të re për sigurimin e shërbimit. Me këtë dispozitë përveç që sigurohet edhe vazhdimësia për furnizimin me energji elektrike.

Në këtë seancë si pikë e parë është verifikimi i mandateve të deputetëve të rinj të cilët do të vijnë në vend të Mickoskit dhe disa ministrave të tjerë të sapozgjedhur. rq/ fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR