• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fillon procedura për zgjedhjen e prokurorit të ri shtetëror publik

Fillon procedura për zgjedhjen e prokurorit të ri shtetëror publik

Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA) - Konkursin për prokuror të ri shtetëror publik, Kuvendi e ka publikuar sot në Gazetën Zyrtare dhe në dy gazeta ditore, pasi të hënën deputetët e votuan vendimin për emërimin e prokurorit të ri publik. Prokurorit shtetëror publik aktual, Lubomir Joveski mandati i përfundon muajin e ardhshëm.

Sipas Ligjit të Prokurorisë Publike parashihet që afati për aplikim të kandidatëve të jetë 15 ditë nga dita e publikimit në "Gazetën Zyrtare". Si prokuror publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të emërohet person i cili ka stazh të pandërprerë pune prej të paktën dhjetë vjetëve si prokuror publik ose si gjykatës nga lëmia e të drejtës penale. 

Prokurori publik emërohet nga Kuvendi, me propozim të Qeverisë me mandat prej gjashtë vjet dhe të drejtë të emërimit të sërishëm. Për punën e tij dhe punën e Prokurorisë Publike përgjigjet para Kuvendit. 

Lista e kandidatëve i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve Publik, i cili në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes së kërkesës duhet t'i dorëzojë Qeverisë mendim të arsyetuar pozitiv ose negativ me shkrim për të gjithë kandidatët e paraqitur në konkurs që plotësojnë kushtet në përputhje me ligjin. Më pas, Qeveria i paraqet Kuvendit propozimin për emërimin e prokurorit publik nga radhët e kandidatëve të regjistruar për të cilët Këshilli i Prokurorëve Publikë ka dhënë mendim pozitiv. Për kandidatin e propozuar nga Qeveria për prokuror publik, propozimit i paraqitet mendimi i Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Nëse Këshilli i Prokurorëve Publikë për shkaqe të arsyeshme në afat nuk dorëzon mendim në Qeveri ai (afati) vazhdohet edhe për 15 ditë. Nëse edhe në këtë afat, Këshilli i Prokurorëve Publike nuk dorëzon mendim, vlerësohet se mendimi është pozitiv.

Nëse Këshilli i Prokurorëve Publikë nuk jep mendim pozitiv për asnjë nga kandidatët e paraqitur, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk mund të vërtetojë propozimin për emërimin e prokurorit publik dhe do t'i propozojë Kuvendit që ta përsërisë konkursin. 

Јавниот обвинител Љубомир Јовески вчера добил закана по неговиот живот поради конкретен кривичен предмет по кој постапката е завршена во декември 2021 година. Заканата, која била испратена пр

Prokurori shtetëror aktual, Joveski, ishte emëruar më 25 dhjetor të vitit 2017, ndërsa e trashëgoi Marko Zvërlevskin, i cili ishte shkarkuar në gusht të vitit të njëjtë. 

Në ndërkohë, në Kuvend deputetët e bllokut opozitar shqiptar dorëzuan interpelancë për Joveskin me vërejtjen kryesore në lidhje me hetimin për zjarrin në spitalin modular për kovid në Tetovë që ka ndodhur në shtator të vitit 2021, në të cilin humbën jetën 14 pacientë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR