Fillon procedura për prokurim publik për fluturime çarter për evakuimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nga Lindja e Mesme
- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se ka filluar procedura për prokurim publik për organizimin e fluturimeve çarter për evakuimin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në zonat e prekura të Lindjes së Mesme. Për këtë qëllim janë parashikuar 60 milionë denarë, të siguruar nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:10, 4 mars, 2026
Shkup, 4 mars 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se ka filluar procedura për prokurim publik për organizimin e fluturimeve çarter për evakuimin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në zonat e prekura të Lindjes së Mesme. Për këtë qëllim janë parashikuar 60 milionë denarë, të siguruar nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
"Duke pasur parasysh urgjencën dhe faktin se gjendja e sigurisë po ndryshon vazhdimisht, procedura do të zbatohet në përputhje me Ligjin për prokurime publike, duke aplikuar afatet e shkurtuara të parashikuara për situata të tilla. Për realizimin e këtij shërbimi janë parashikuar fonde deri në 60 milionë denarë, të siguruara në Buxhetin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Në varësi të numrit përfundimtar të shtetasve nga Maqedonia të regjistruar dhe numrit të fluturimeve çarter që do të realizohen, mund të përdoret vetëm një pjesë e shumës së parashikuar", njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Më parë, Ministria informoi se deri tani 632 qytetarë nga Maqedonia e Veriut kanë kërkuar evakuim. Disa prej tyre do të kthehen në vend me fluturime çarter, ndërsa të tjerët me aeroplan qeveritar. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s