• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fillon Haxhi, priten dy milionë haxhinjë

Fillon Haxhi, priten dy milionë haxhinjë

Mekë, 14 qershor 2024 (MIA) - Myslimanët nga e gjithë bota filluan sot pelegrinazhin në Arabinë Saudite, ndërsa autoritetet presin që këtë vit të mblidhen dy milionë njerëz, pavarësisht vapës së madhe.

Pasi rethojnë Qabenë, strukturën e shenjtë prej guri në formë katrori brenda Xhamisë së Madhe në Mekë, pelegrinët drejtohen në luginën e afërt Mina ku do të kalojnë natën në një qytet të madh me çadra.

Ditën e dytë, ata shkojnë në malin Arafat, rreth 20 kilometra në lindje të Mekës, ku qëndrojnë deri në perëndim të diellit, të cilin e konsiderojnë kulmin e pelegrinazhit.

Ndërsa temperatura në Mekë pritet të arrijë në 43 gradë Celsius, autoritetet u kanë kërkuar besimtarëve që të sjellin çadra për t'u mbrojtur gjatë ritualit.

Haxhi, një nga pesë shtyllat e Islamit, është një obligim që të gjithë muslimanët duhet ta kryejnë një herë në jetën e tyre, me kusht që të jenë fizikisht në gjendje të bëjnë udhëtimin për në vendlindjen e Profetit Muhamed dhe nëse kanë mundësi financiare.

Burrat veshin veshje të bardha pa tegel, kurse gratë veshje të gjera, ndërsa kryejnë të njëjtat rituale si shenjë uniteti fetar, barazi dhe përpjekje për rinovim shpirtëror.

Pelegrinazhi zhvillohet nga dita e tetë deri në ditën e 12-të e muajit të fundit të kalendarit hënor islamik. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR