• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fillon Operacioni i përbashkët i Fronteksit në Maqedoninë e Veriut

Fillon Operacioni i përbashkët i Fronteksit në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 20 prill 2023 (MIA) - Në Qendrën Stërvitore të Policisë në Gjorçe Petrov, sot në ceremoni solemne do të shënohet fillimi zyrtar i Operacionit të përbashkët të Fronteksit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Në këtë solemnitet do të marrin pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, drejtori ekzekutiv i Fronteksit, Hans Lejtens, ambasadori i BE-së, Dejvid Gir dhe Lena Dupont - anëtare e Parlamentit Evropian dhe raportuese për Marrëveshjen për status ndërmjet BE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Është paraparë që video paraqitje të ketë eurokomisarja për Punë të Brendshme, Ilva Johanson, ndërsa konferencë për media të kenë Spasovski dhe Lejtens.

Operacioni i përbashkët me Fronteksin do të zgjasë deri më 24 janar të vitit 2024, me mundësi për vazhdimin e tij, ndërsa ka për qëllim mbështetjen e shërbimeve kombëtare në kontrollin kufitar dhe menaxhimin me migrimet, përfshirë parandalimin, zbulimin dhe parandalimin e krimit ndërkufitar, grumbullimin dhe shkëmbimin e informacioneve operative dhe idendtifikimin e rreziqeve dhe kërcënimeve të mundshme, fuqizimin e bashkëpunimit operativ dhe mbështetje të kapaciteteve operative. 

Është planifikuar që gjatë vitit 2023 Fronteksi të shpërndajë më shumë se 100 nëpunës, vetura patrulluese dhe pajisje speciale me çka dukshëm do të rriten kapacitetet për zbulimin e aktiviteteve të jashtëligjshme përgjatë kufirit të shtetit. 

Marrëveshja me Fronteksin ishte nënshkruar më 26 tetor të vitit 2022 në Shkup gjatë vizitës së kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe është marrëveshja e parë e këtij lloji ndërmjet KE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në gjuhën maqedonase. Marrëveshja hap mundësinë për vendosjen e operacioneve të përbashkëta të Agjencisë Evropiane për Roje Kufitare dhe Bregdetare në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR