• e diel, 29 dhjetor 2024

Fillon me punë Bursa e Maqedonisë për energji elektrike

Fillon me punë Bursa e Maqedonisë për energji elektrike

Shkup, 10 maj 2023 (MIA) - Bursa e Maqedonisë për energji elektrike sot zyrtarisht fillon me punë. Me bursën vendore udhëheq Operatori kombëtar i tregut për energji elektrike, MEMO. Projekti është punuar mbi pesë vjet, ndërsa zyrtarisht filloi pas ndryshimeve të Ligjit për energjetikë në vitin 2018, me çka formalisht ishte liberalizuar edhe tregu i energjisë elektrike, ndërsa ligjvënia në këtë fushë ishte përshtatur me atë evropiane.

Siç deklaruan për MIA-n nga MEMO, 22 kompani deri më tani kanë lidhur marrëveshje, ndërsa 20 prej tyre do të kenë mundësi sot të tregtojnë me energji elektrike në bursë. Kompanitë janë: SENTRADE, DUFERCO MK,AOT MAKEDONIJA, ELNOR, EMV SHITJE, GEN-I, TE-TO SHA Shkup, INTERENERGO, RES, MAKSTIL, EFT, SHA MEPSO, ENERXHI AKTIVE, EVN furnizim, EVN elektranat, OKTA, UNIVERSAL ENERXHI, EDS, ETMT ENERXHI dhe SHA EMV. Interesim kanë shfaqur edhe kompani tjera, ndërsa me ta do të bisedohet në periudhën në vijim.

Fillimi i bursës vendore të energjisë elektrike do të promovohet  në ngjarjen e sotme, ku do të prezantohet se si sigurohet konkurenca në treg një ditë përpara për arritjen e çmimeve optimale të energjisë elektrike, përmirësimi i shfrytëzimit të rrjetit energjetik dhe sigurimi i mundësive shtesë për investime në fushën e burimeve të ripërtërira të energjisë.

Në ngjarje është planifikuar të mbajnë fjalim, zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, zëvendësambasadori i SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Erik Mejer, drejtori i Sekretariatit të bashkësisë energjetike, Artur Lorkovski dhe udhëheqësi i MEMO-s, Simon Shutinoski. 

Në panel diskutimin do të marrin pjesë, Huan Perez, drejtor strategjik i EPEX SPOT, Anzhe Predovnik, drejtor i përgjithshëm i BSP South Pool.ADEX Group, Jasmina Tërhul, udhëheqëse e Departamentit për energji elektrike pranë Sekretariatit të bashkësisë energjetike dhe drejtuesi i MEMO-s, Shutinoski.

Ai paraprakisht në një intervistë për MIA-n, ku e paralajmëroi hapjen e bursës, theksoi se ky është vetëm një hap në një proces më të madh, në të cilin është parashikuar lidhja me bursat në fqinjësi, e më pas edhe me tregjet në Evropë.

Ai shprehu pritje se bursa nga dita e parë do të bëhet likuide, gjegjësisht pritet që të ketë tregtim çdo orë dhe me këtë përfundimisht të marrim çmime referencë për çdo orë për shoqërinë e Maqedonisë.

"Kjo do të thotë se industria jonë, qytetarët tanë, kërkesa e përgjithshme dhe prodhimi i energjisë elektrike, kur të futen në një sistem, do të marrim çmime për orë që janë relevante për vendin tonë", shprehet Shutinoski dhe sqaron se deri më tani çmimi referencë ka qenë i llogaritur sipas Bursës hungareze, HUPEKS, e cila konsiderohet si një nga bursat më të mëdha në rajon ku ka tregti më të madhe të energjisë elektrike.

Ai thekson se e para e rëndësishme për të gjithë vendin, por edhe për tregun e energjisë elektrike, është që çdo orë të ketë një çmim përkatës. Fillimisht do të tregtohet në bazë të parimit një ditë më parë, e pasi, siç shprehet, do të sigurohen se ka likuiditet, respektivisht oferta dhe kërkesa në çdo orë të ditës, do të kalojnë në vendosjen e tregut gjatë ditës ose marketin intradej.

Bursa e Maqedonisë së pari do të jetë brenda kufijve të vendit derisa të bëhet bashkimi i parë i tregut, gjegjësisht bashkimi i parë me një nga bursat fqinje. Në të do të mund të tregtojnë të gjithë pjesëmarrësit në tregun me shumicë të energjisë elektrike të cilët janë të regjistruar në regjistrin e pjesëmarrësve të regjistruar në treg, i cili menaxhohet nga MEMO SHPKNJP Shkup si operator i tregut.

Shutinoski theksoi se kontratat dypalëshe janë ashtu siç është tregtuar deri më tani dhe do të mbesin në funksion edhe në të ardhmen, por me hapjen e bursës do të arrihet tregtim transparent me shumicë i energjisë elektrike dhe garanci për të gjitha palët që duan të përfundojnë një transaksion.

"Në marrëveshjet e mëparshme dypalëshe, ato në mënyrë plastike bëhen ndërmjet dy palëve, nuk ka asnjë garanci mes tyre, nuk ka garanci se mund të ndodhë, ndërsa në rast se i njëjti tregtim bëhet në bursë, atëherë ekziston një garantues qe ai transaksion tregtohet në një orë të caktuar të një energjie të caktuar do të ndodhë garantuesi i gjithë asaj që është MEMO si bursë, sepse tregtimi shkon në një menyrë që oferta e përfaqësuar nga prodhuesit dhe çmimet që duan të shesin energjinë dhe ajo kërkesë nga tregtarët dhe furnitorët dhe çmimet që ata ofrojnë vendosen në një sistem. Është platforma tregtare, ku ka një algoritëm matematikor, merr parasysh të gjitha gjërat, bën një ndeshje - një prerje midis ofertës dhe kërkesës dhe çmimeve që ofrohen dhe krijon një çmim mesatar, një çmim mesatar në atë orë në të cilën do të tregtohet një energji e caktuar", sqaron Shutinoski.

На 10 мај со работа ќе стартува македонската берза на електрична енергија. Со домашната берза ќе раководи Националниот оператор на пазарот за електрична енергија, МЕМО. Проектот е работен над

Koha e mbylljes së transaksioneve në ditën e sotme për  tregtimin e nesërm do të jetë në 10 e 35 minuta, siç thotë Shutinoski është pak më ndryshe nga koha e mbylljes së transaksioneve në Bashkimin Evropian. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR