• e shtunë, 23 nëntor 2024

Fillon mbjellja e duhanit, prodhuesit presin vit të mirë dhe çmime më të larta

Fillon mbjellja e duhanit, prodhuesit presin vit të mirë dhe çmime më të larta

Prilep, 29 prill 2023 (MIA) - Fillon mbjellja e duhanit për rekoltën e re. Tani për tani disa prodhues të rajonit të Prilepit dhe Pellagonisë filluan me mbjelljen, ndërsa në mënyrë më intensive do të mbillet gjatë majit.

Mende Stomnaroski, kryetari i Lidhjes së Shoqatave Bujqësore, thotë se sivjet me blerësit është dakorduar prodhim prej rreth 26.400 tonë, që është më shumë se vitin e kaluar dhe presin një vit të mirë.

Kultivuesi e duhanit edhe sivjet kërkojnë rritje të çmimit të duhanit pasi më të mëdha janë shpenzimit e prodhimit.

"Presim vit të mirë prodhues, edhe pse shumë varemi nga kushtet e motit, presim që çmimet të rriten, të arrijmë në çmime realisht të shpagueshme për të ruajtur prodhimtarinë e duhanit. Vetëm nëse shpaguhet dhe kjo mund t'i tërheqë gjeneratat më të reja ta mbjellin duhanin që t'u ngelet vetëm më të rriturit të merren me prodhimin e duhanit", vlerëson Stomnaroski.

Këtyre ditëve prodhuesve të duhanit u paguhen subvencione për rekoltën e vitit të kaluar. Rreth 16.000 prodhuesve të duhanit për rekoltën e vitit të kaluar u janë transferuar 26 milionë euro si subvencione. 

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR