• e shtunë, 13 korrik 2024

Fillon matja verore e kohës

Fillon matja verore e kohës
Shkup, 25 mars 2023 (MIA) - Në ora dy pas mesnate, me lëvizjen e akrepave për një orë përpara, fillon matja verore e kohës. Kjo do të thotë se koha në ora 2, do të llogaritet si 3.
Vendimin për ndryshimin e kohës prej dimërore në verore e ka marrë Qeveria në seancën e fundit të mbajtur më datë 21 të këtij muaji.
Llogaritja verore e kohës përfundon më 29 tetor në ora 3, ashtu që me lëvizjen e akrepave për një orë prapa, koha në ora 3 do të llogaritet si ora 2. bsh/
Foto: MIA arkiv
 

QËNDRONI TË LIDHUR