• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Fillon Kongresi i pestë i gjinekologëve dhe obstetërve në Ohër

Fillon Kongresi i pestë i gjinekologëve dhe obstetërve në Ohër

Shkup, 11 maj 2023 (MIA) - Kongresi i pestë i gjinekologëve dhe obstetërve në Republikën e Maqedonisë së Veriut fillon sot dhe do të zgjasë deri të dielën. Do të mbahet në hotelin "Ineks Olgica" në Ohër, ndërsa organizator është Asociacioni i Gjinekologëve dhe Obstetërve të Maqedonisë - AGJOM.

"Kongresi është një tubim për shkëmbim shkencor, edukativ dhe social ndërmjet gjinekologëve dhe obstetërve nga vendi ynë, por edhe nga disa vende evropiane - Italia, Turqia, Malta, Portugalia, Egjipti, Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Shqipëria, ndërsa është mbajtur në periudhën e javës së shëndetit të gruas, nga data 8 deri më 14 maj, do të kontribuojë në avancimin e shëndetit të gruas përmes përhapjes së njohurive të reja, promovimit të hulumtimit dhe përmes debateve dhe diskutimeve të shumta - nëpërmjet ndërveprimit me ligjëruesit dhe pjesëmarrësit, do t'i drejtojë punonjësit shëndetësor në përfundime të prekshme dhe praktike për çështjet aktuale klinike, për çështjet shëndetësore  etike dhe publike, për standardet e  trajtimit dhe rendit teknologjik", informon organizatori.

Të shtunën nga ora 11 është parashikuar konferencë shtypi në të cilën do të mbajnë fjalim prof.dr Goran Dimitrov, kryetar i Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë, prof.dr. Gligor Tofoski, kryetar i AGJOM, si dhe prof.dr. Ana Daneva Markova, prodekane për specializime dhe subspecializime  në Fakultetin e Mjekësisë pranë USHCM-së në Shkup. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR