• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fillon Java globale e parave 2024: "Mbroni paratë tuaja, mbrojeni të ardhmen tuaj"

Fillon Java globale e parave 2024:

Shkup, 18 mars 2024 (MIA) - Banka Popullore, Ministria e Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional, në bashkëpunim me acociacionet dhe institucionet nga sektori privat dhe civil të cilët janë aktive në fushën e edukimit financiar, prej sot e deri më 24 mars, për të dymbëdhjetin vit me radhë, e shënojnë Javën Globale të Parave.

Java globale e parave, siç bëri të ditur Banka Popullore, tradicionalisht shënohet përmes ligjëratave dhe publikimit të materialeve edukative nga sfera e financave.

Tema të cilës i kushtohet Java globale e parave këtë vit është: "Mbroji paratë tuaja, mbroje të ardhmen tënde" (Protect your money, secure your future), e cila ka të bëjë me menaxhimin e sigurt me paratë dhe fuqizimin e vetëdijes për rreziqet potenciale në sektorin financiar dhe mbrojtjes së financave personale. 

Në kumtesën e Bankës Popullore theksohet se rreziqet e tilla përfshijnë mashtrime financiare, duke përfshirë edhe porosi të dyshimta (fishing), mashtrime gjatë blerjes përmes internetit, si dhe rreziqe lidhur me privatësinë e të dhënave, siç është vjedhja e identitetit. 

"Shumë shpesh të rinjtë janë viktima të mashtrimeve financiare, për shkak të qasjes së tyre të vazhdueshme me teknologjitë dhe informim më të ulët për rreziqet e mundshme gjatë shfrytëzimit të teknologjisë bashkëkohore dhe mënyrave bashkëkohore të pagesave për sigurimin e produkteve dhe shërbimeve të reja financiare. Nga aty, tema e Javës globale të parave këtë vit i nxit të rinjtë që të shohin në mënyrë më afatgjate dhe të jenë të kujdesshëm gjatë marrjes së vendimeve financiare dhe shfrytëzimit të teknologjive bashkëkohore", thuhet në kumtesë. 

Në kuadër të shënimit të Javës globale të parave, Banka Popullore do të organizojë shumë ligjërata për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Nga Banka Popullore thonë se në mënyrë organizative e mbështet edhe garën kombëtare të Kuizit Evropian të Parave në vitin 2024, i cili do të mbahet gjatë Javës globale të parave. 

Në suaza ndërkombëtare, Java globale e parave shënohet nga viti 2012, me ndërprerje të vetme në vitin 2020 për shkak të pandemisë, në organizim të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Kjo nismë globale, e cila deri më tani shënohet në më shumë se 176 vende në botë dhe me të cilën janë përfshirë 60 milionë fëmijë dhe të rinj, e ngrit vetëdijen te të rinjtë për edukim financiar dhe njohuritë e tyre për paratë, kursimin, punësimin dhe sipërmarrësinë. Më shumë informacione për Javën globale të parave janë në dispozicion në këtë vegëz: www.globalmoneyweek.org

Fotografia: Banka Popullore

QËNDRONI TË LIDHUR