• e shtunë, 23 nëntor 2024

Fillon gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit

Fillon gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës  dhe Pançe Zhezhovskit

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Gjykimi i lidhur me vrasjen e minorenes Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski nga Velesi duhet të fillojë sot në Gjykatën themelore penale Shkup.

Prokuroria themelore publike Shkup në fillim duhet të parashtrojë akuzë kundër katër personave, e pastaj edhe për të dyshuarin e parë Lupço Palevski, për të cilin pritej ekstradim nga Turqia, për rrëmbim të dyfishtë dhe vrasje mizore të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi.

Gjykata themelore penale i miratoi në tërësi akuzat dhe me kërkesë të Prokurorisë i ka bashkuar në një procedurë, ku krahas Palevskit, janë akuzuar edhe Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski.

Lidhur me këtë rast është i dyshuar edhe një person për ndihmë në kryerjen e veprës penale, kundër të cilit procedura do të udhëhiqet ndaras.

Minorenja Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët janë paraqitur për të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, janë gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor të vitit 2023. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR