• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fillon gjykimi për vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi

Fillon gjykimi për vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi

Shkup, 20 shtator 2024 (MIA) – Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit ka filluar gjykimi për vrasjen e dyfishtë ndaj minorenes Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.

Në bankën e të akuzuarve janë ulur i dyshuari kryesor Lupço Palevski, si dhe Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski. 

Gjykata në fillim të seancës së sotme nuk pranoi propozimin e Prokurorisë për përjashtimin e publikut.

Zorica Gjorçevska, nëna e vajzës së viktimës, Vanja Gjorçevska përmes avokatit të saj ka dorëzuar kërkesë në Prokurori që publiku të përjashtohet nga seanca publike për gjykimin për vrasjen e vajzës dhe tanimë viktimës nga Velesi. Arsyet që ka dhënë e ëma janë mbrojtja e jetës private dhe traumat që ka përjetuar ajo dhe vajza e saj e vogël nga raportimi në media.

Këshilli Gjyqësor pranë Gjykatës Themelore Penale këtë muaj mori vendim për bashkim të procedurave të të akuzuarve, pasi Prokuroria Themelore Publike së pari ngriti aktakuzë kundër katër personave, ndërsa pastaj edhe për të dyshuarin e parë Lupço Palevski për të cilin u prit ekstradim nga Turqia, për grabitjen e dyfishtë dhe vrasjen mizore të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhexhovski nga Velesi.

Sipas akuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim.

Më 22.11.2023, i akuzuari bashkë me edhe tre të akuzuar paraprakisht bashkë kanë kryer grabitje të të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles, me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023. 

Lidhur me këtë rast është i dyshuar edhe një person për ndihmë pas kryerjes së veprës penale kundër të cilit procedura do të zhvillohet veçmas.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR