• e premte, 27 shtator 2024

Fillon gjykimi i të akuzuarve në rastin Banjska

Fillon gjykimi i të akuzuarve në rastin Banjska

Prishtinë, 25 shtator 2024 (MIA) - Një ditë pas shënimit të përvjetorit të parë të sulmit terrorist në Banjskë në veri të Kosovës, në të cilin u vra një pjesëtar i policisë së Kosovës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot filloi seanca e parë e gjykimit të 45 të akuzuarve për sulmin, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

 Nën masa të rrepta sigurie policore, në Departamentin special të gjykatës së Prishtinës sot në mëngjes janë sjellë tre nga të akuzuarit - Dushan Maksimoviq, Vlladimir Toliq dhe Bllagoje Spasojeviq, të cilët ishin arrestuar menjëherë pas sulmit, gjegjësisht më 25 shtator të vitit të kaluar.

 Procesin gjyqësor e udhëheq gjyqtari Arben Hoti, ndërsa i pranishëm është edhe prokurori Naim Abazi, i cili propozoi që 42 të akuzuarit e mbetur, përfshirë kreun e grupit, ish nënkryetarin e partisë së serbeve në Kosovë, Listës Serbe, Milan Radoiçiq, të gjykohen në mungesë. 

 Për këtë ka kundërshtuar avokati i të akuzuarit Spasojeviq, i cili tha se gjykimi në mungesë të 42 personave është i pamundur edhe për këtë nuk ka supozime sipas nenit 303 të Ligjit për procedurë penale.

 Kryetari i Këshitllit Gjyqësor, Hoti tha se do të kërkojë nga Gjykata Supreme interpretim për nenin e përmendur, ndërsa për të mos vonuar rastin, do të zhvillohet procedurë e veçantë për tre të akuzuarit që ndodhen në sallën e gjyqit.

 Në sallën e gjykatës janë të pranishëm anëtarët e familjeve të të akuzuarve, mbrojtësit e tyre, avokati që përfaqëson familjen e togerit të vrarë të policisë, Afrim Bunjakut, si dhe policë të cilët ishin së bashku me Bunjakun në Banjskë gjatë kohës së sulmit. 

 Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, të ngritur më 11 shtator të këtij viti, të akuzuarit ngarkohen se “me ushtrimin e dhunës me armë të rënda kanë tentuar ta shkëputin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës dhe të njejtën ta bashkojnë në Republikën e Serbisë, ndërsa si rezultat i dhunës së ushtruar ka vdekur polici Afrim Bunjaku, si dhe është kërcënuar jeta e policëve të tjerë dhe popullatës civile”.

 Udhëheqësi i grupit terrorist, Radoiçiq, ngarkohet se në mënyrë indirekte më herët ka siguruar të ardhura nga viti 2017 deri më 24 shtator të vitit 2023 dhe ata para i ka shndërruar në pasuri të tundshme dhe të patundshme, ndërsa një pjesë e pasurisë së patundshme ia ka kaluar palëve të treta, me qëllim fshehjen e burimit të pasurisë. 

 Dyzet e pesë të akuzuarit të nacionalitetit serb ngarkohen për veprat penale si “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Pastrim të parave”.

 Përveç policit kosovar, Bunjaku, në shkëmbimin e zjarrit që pasoi mes policisë dhe grupit serb më 24 shtator të vitit të kaluar, mbetën të vrarë tre nga sulmuesit, ndërsa të tjerët u larguan në Serbi. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR