• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fillon fushata për skriningun falas të mëlçisë, Taravari do ta vizitojë njësinë mobile në sheshin "Maqedonia"

Fillon fushata për skriningun falas të mëlçisë, Taravari do ta vizitojë njësinë mobile në sheshin

Shkup, 29 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë, së bashku me Klinikën për gastroenterohepatologji dhe "Qendrës Hepar" - Manastir me rastin e Ditës botërore të luftës kundër hepatitit, fillon fushatën e përbashkët kombëtare për skriningun falas dhe anonim për hepatitin B, hepatitin C dhe HIV, si dhe elastografinë për sëmundjet kronike të mëlçisë.

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot do ta vizitojë njësinë mobile në sheshin "Maqedonia" në Shkup nga ku fillon skriningu falas dhe anonim për zbulimin e hershëm të sëmundjeve të mëlçisë.

Siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, fushata do të realizohet në dhjetë qytete të vendit. Qëllimi është arritja e ndërgjegjësimit për sëmundjet e mëlçisë: kancerit të mëlçisë, mëlçisë yndyrore të natyrës alkoolike dhe joalkoolike, cirroza dhe sëmundje të rralla të mëlçisë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR