• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fillon fushata për promovimin e ndihmës juridike falas

Fillon fushata për promovimin e ndihmës juridike falas

Shkup, 16 korrik 2023 (MIA) - Fushata për promovimin e ndihmës juridike falas dhe organizimin e info ditëve fillon sot në Bogdanci. Qëllimi është të informohen qytetarët për ndihmën juridike falas dhe të sigurohet shfrytëzim dhe akses më i mirë në këto shërbime.

Ngjarja është pjesë e një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese, të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, të cilat do të zhvillohen në rajone të ndryshme të vendit me qëllim promovimin e përdorimit të lirë të ndihmës juridike, me fokus të veçantë në kategoritë e rrezikuara.

Promovimet publike, siç u tha, do t'u drejtohen komuniteteve të ndryshme lokale për të ofruar informacion të detajuar për qytetarët se ku dhe si mund të gjejnë ndihmë juridike falas dhe cilat institucione/organizata e ofrojnë atë.

Gjatë ngjarjes, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje të ekspertëve të fushës dhe të marrin përgjigje, si dhe të marrin materiale informative të kuptueshme për temat specifike për të cilat mund të kërkohet dhe të merret asistencë ligjore falas, përfshirë dhunën në familje, çështjet pronësore, diskriminimin dhe mbrojtjen sociale...

Kjo iniciativë organizohet në kuadër të projektit "Për një sistem të konsoliduar dhe më efikas të ndihmës juridike falas (NJF) në Maqedoninë e Veriut", pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Instrumenti Horizontal III për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë".

Të hënën është planifikuar një prezantim në Strumicë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR