Fillon fushata "16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore"
- Në Muzeun e Qytetit të Shkupit sonte prej orës 19:30 do të shënohet fillimi i fushatës "16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore".
- Post By Fami Bajrami
- 08:13, 25 nëntor, 2024
Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Në Muzeun e Qytetit të Shkupit sonte nga ora 19:30 do të shënohet fillimi i fushatës "16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore".
Paralajmërojnë diskutim, shfaqje të videove të shkurtra, filma dokumentarë dhe ekspozitë "Plagët e qëndresës, zërat e shpresës" nga Martina Spasovska, ashtu siç sqarojnë ata, me qëllim që të dërgojnë mesazhin se dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk justifikohet kurrë.
Fushata shënohet nën kujdesin e familjes së agjencive të Kombeve të Bashkuara në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Misionin e OSBE-së në Shkup, USAID- Agjencinë për zhvillim ndërkombëtar të SHBA-së dhe të tjerë.
"Qëllimi i fushatës në nivel global dhe rajonal është ngritja e ndërgjegjësimit shoqëror në luftën për parandalimin e dhunës me bazë gjinore", theksojnë organizatorët.
Është paralajmëruar diskutim, shfaqja e videove të shkurtra, filmave dokumentarë dhe ekspozita "Plagët e qëndresës, zërat e shpresës" nga Martina Spasovska me qëllim për të dërguar mesazhin se dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk justifikohet kurrë. rq/sa/
Foto: Pllakat