• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Fillon forumi i nëntë Ekonomik në qytetin grek Delfi

Fillon forumi i nëntë Ekonomik në qytetin grek Delfi

Athinë, 10 prill 2024 (MIA) – Nën titullin qendror “Tranzicioni i madh”, në qytetin malor grek Delfi me rëndësi të lashtë, sot fillon Forumi i nëntë Ekonomik, në të cilin janë paralajmëruar më shumë se 1000 folës nga 70 vende, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas organizatorëve, diskutimet në forum, i cili do të zgjasë deri të shtunën, do të fokusohen në tranzicionet e shumëanshme që ndodhin pothuajse në çdo fushë të jetës moderne, ndërsa forumi do të përfshijë disa tema si: siguria gjeopolitike dhe ndërkombëtare, ekonomia botërore, ndryshimet klimatike, teknologjia, si dhe qytetarët dhe shoqëria.

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur prezenca e përfaqësuesve nga Maqedonia e Veriut ishte mbresëlënëse, këtë herë, sipas agjendës zyrtare, do të marrin pjesë vetëm ish-zëvendëskryeministri dhe shefi i diplomacisë, tani kryetar dhe bashkëthemelues i Qendrës Ballkanike për Politika Konstruktive "Solucija” Nikolla Dimitrov.

Sipas organizatorëve, kjo është edhe për faktin se Maqedonia e Veriut është në periudhë parazgjedhore.

Forumi ekonomik, si çdo vit, edhe tani është nën patronazhin e presidentes së Greqisë, Katerina Sakelaropulu, e cila do ta hapë atë solemnisht sot në mesditë, ndërsa fjalimet në hapjes do të mbajnë edhe presidentët e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar dhe të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, si dhe i Ukrainës, Volodimir Zelenski, i cili do të marrë pjesë onlajn.

Kryetari dhe nënkryetari i Forumit Delfi, Simeon Comokos dhe Janis Tomatis, në konferencën për shtyp në Athinë javën e kaluar, prezantuan temat qendrore në të cilat do të fokusohen diskutimet dhe theksuan se edhe këtë vit do të ketë një pjes[ kushtuar Ballkanit.

Forumi Ekonomik Delfi është një organizatë e pavarur, jofitimprurëse me karakter ndërkombëtar, ku çdo vit takohen figura prestigjioze nga ekonomia, politika dhe komuniteti akademik dhe synimi është të paraqesë një kuadër realist qëllimesh dhe aktivitetesh, të kërkojë politika për përballje me sfidat globale dhe për të gjetur zgjidhje të përshtatshme për çështje komplekse, si dhe për të promovuar ide novatore për rritje të qëndrueshme dhe konkurruese për Evropën dhe rajonin më të gjerë të Mesdheut Lindor. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR