• e premte, 27 dhjetor 2024

Fillon edicioni i 62-të i Mbrëmjeve strugane të poezisë

Fillon edicioni i 62-të i Mbrëmjeve strugane të poezisë

Strugë, 24 gusht 2023 (MIA) - Me mbjelljen tradicionale të fidanit dhe lexim poetik në Parkun e poezisë, në nder të fituesit të "Kurorës së artë" për vitin 2003 - poetit dhe shkrimtarit maqedonas, Vllada Urosheviq, sot në Strugë fillon edicioni i 62-të i Mbrëmjeve strugane të poezisë.

Hapja zyrtare e manifestimit do të jetë sonte me djegien e zjarrit të festivalit dhe leximin e  veprës së Konstantin Milladinovit "T'ga za jug' para pllajës së Shtëpisë së poezisë.

Në kuadër të programit janë paraparë lexime poetike ndërkombëtare.

Festivali përfundon të dielën në manifestimin "Urat" në Urën e poezisë, me lexime poetike dhe dorëzimin e mirënjohjeve më të larta, çmimet "Kurora e Artë", "Urat e Strugës" dhe "Vëllezërit Milladinovci"  për laureatët e sivjemë Vllada Urosheviq, Gevin Bredli dhe Dimitar Bashevski. bsh/

Foto: MSP

QËNDRONI TË LIDHUR